E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Luka Modric mund të jetë drama e merkatos së verës. Trajneri i Realit të Madridit, Zhoze Mourinjo, vë veton: Ose Modric, ose asnjë tjetër. Portugezi nuk ka një plan B nëse nuk arrihet marrëveshja për kroatit, për të cilin presidenti Daniel Levi i Totenham kërkon jo më pak se 45 milionë euro, shumë të cilën e ofron Psg.
Mourinho: Modric o asgjë!





Luka Modric mund të jetë drama e merkatos së verës. Trajneri i Realit të Madridit, Zhoze Mourinjo, vë veton: Ose Modric, ose asnjë tjetër. Portugezi nuk ka një plan B nëse nuk arrihet marrëveshja për kroatit, për të cilin presidenti Daniel Levi i Totenham kërkon jo më pak se 45 milionë euro, shumë të cilën e ofron Psg. Një telefonatë e drejtuesve të skuadrës pariziene, që kanë shpenzuar 100 milionë euro gjatë vetëm për Tiago Silvën, Zllatan Ibrhaimovic dhe Marko Verratin, ka kompromentuar ofertën madrilene. Mirëpo Mourinjos nuk ia mbush syrin asnjë futbollist tjetër përvecese Modric, ndaj drejtuesit e Realit duhet të bëjnë gjihtcka për t’ia plotësuar dëshirën trajnerit të Los Blankos. Marrëveshja për rrogën e Modric është mbyllur prej kohës, por pengesë është shuma e madhe që kërkon Totenham. Reali ofron 30 milionë euro dhe për t’iu afruar çmimit që i ka vënë presidenti Levi kërkon të përfshijë edhe kartonin e Karvajos ose të Nuri Shahin, gjë që për momentin është hedhur poshtë nga Totenhami.

Skuadra e Vilash Boash është kthyer në Londër pas turneut që zhvilloi në Amerikë, por nuk dihet nëse Modric do të dalë në stërvitje me pjesën tjetër të grupit.

Presidenti Florentino Perez, drejtori i përgjithshëm ekzekutiv Hose Angel Sanchez dhe trajneri Mourinho janë të bindur se negociatat do të mbeten të hapura për kohë të gjatë. Ata besojnë se Levi është duke aktruar dhe se më 31 gusht do të jetë i detyruar ta pranojë ofertën e Realit, sigurisht pasi të ketë nënshkruar me zëvendësuesin e kroatit, që është portugezi Moutinjo.

Publikuar: 02.08.2012 | 15:45
Lexuar: 869 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime