E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Çifti i ri i yjeve të “Twilight” u nda pas tradhtisë së saj me një regjisor. Analistët tanimë pyesin për pasojat që mund të ketë ky veprim në karrierën e gjithsecilit prej tyre, apo edhe në fatin e kapitullit të fundit të sagës që pritet të dalë në nëntor. Rastet e mëparshme kanë treguar se në botën e shou-biznesit, tradhtia ka gjithmonë një çmim të kripur.
Çmimi i tradhtive hollivudiane














Çifti i ri i yjeve të “Twilight” u nda pas tradhtisë së saj me një regjisor. Analistët tanimë pyesin për pasojat që mund të ketë ky veprim në karrierën e gjithsecilit prej tyre, apo edhe në fatin e kapitullit të fundit të sagës që pritet të dalë në nëntor. Rastet e mëparshme kanë treguar se në botën e shou-biznesit, tradhtia ka gjithmonë një çmim të kripur. Gjithçka e ka një çmim, në një shoqëri që shet ëndrrat, si ajo hollivudiane. Dashuritë: divat Pitt-Jolie panë se si u rrit më shumë prestigji i tyre që kur u shkrinë nën emrin Bangelina. Ndarjet: Katie Holmes pritet të marrë një bonus prej 15 milionë dollarësh, për fundin e martesës me Tom Cruise. Madje edhe tradhtitë: ashtu siç tregojnë thashethemet më të mëdha të kësaj vere, për tradhtinë e Kristen Stewart me regjisorin, i martuar me dy fëmijë dhe me dyfishin e moshës së saj. Një flirt i dokumentuar në mënyrë të pakontestueshme, i fotografuar nga revista “US Weekly”, që e shtyu të dashurin dhe kolegun e saj, Robert Pattinson, të largohej nga shtëpia ku kishin jetuar të dy. E ndërsa revistat dhe tabloidët ngrinin pyetjet për dy ish-partnerët, analistët e botës së shou-biznesit e përqendrojnë vëmendjen te një tjetër element. D.m.th nëse kjo ndodhi do të ketë një ndikim pozitiv apo negativ në karrierën e këtyre dy personazheve. Për më tepër, nëse do të ndikojë në suksesin e kapitullit të fundit të sagës “Twilight”, ku Kristen dhe Robert interpretojnë çiftin e dashuruar Bella dhe Edward.

Filmi i titulluar “Breaking Dawn II” do të shfaqet më 16 nëntor, në 4 mijë kinema amerikane dhe pritshmëritë për suksesin janë të mëdha. Shpresa është ajo për të përsëritur suksesin e “Harry Potter”. Telenovela e tradhtisë më të diskutuar të Amerikës për momentin mund të ndikojë në suksesin e filmit dhe kjo i ka ndarë analistët në dy pjesë.

Një drejtues i studios së produksionit “Summit Entertainment”, që citohet në formë anonime nga sajti “Hollywood Life”, nuk e sheh shqetësimin: “Nuk e dimë se si do të shkojë më tej kjo histori, për më tepër, nuk dimë si ta bëjmë promovimin e filmit. Ka nga ata që mendojnë se gjëja më e mirë është që Pattinson dhe Stewart të shfaqen të vetëm në disa intervista televizive, në ambiente të sigurta: shou i Jay Leno-s dhe MTV. Gjithsesi frika ekziston se mos kjo ndikon në suksesin e filmit. Ndoshta, për këtë arsye, për të shpëtuar veten dhe të tjerët, Kristen – sapo dolën fotot e saj të tradhtisë, nxitoi të kërkojë falje publikisht me të fejuarin Robert, duke shtuar se dashuria e saj për të ishte shumë e madhe. Pattinson, mesa duket në këtë moment, pasi u largua nga shtëpia e përbashkët, nuk dëshiron të flasë fare për këtë çështje. Por në prag të kapitullit të ri të “Twilight” nuk ka rrugë tjetër veçse të përmbahet: si ai, si ajo, në bazë të kontratës janë të detyruar të promovojnë filmin, ashtu siç e kërkon studioja e produksionit. Gitesh Pandya, analist i famshëm për filmat në Amerikë, shkruan në sajtin “Celebuzz.com” se kur mes bashkëprotagonistëve të një filmi nis një histori dashurie, krijohet një presion i madh që kjo të zgjasë jo vetëm derisa filmi të dalë nëpër kinema, por sa të dalë edhe nëpër videoteka në DVD. Edhe sikur të shtiren, e kanë të domosdoshme ta bëjnë këtë. Por ka edhe nga ata, që mendojnë se ky “incident” mund të jetë një bekim për karrierën e të dyve. “Ajo që do të përfitojë më shumë nga kjo situatë mund të jetë Kirsten. Sepse ky episod e bën atë të shkëputet nga dashuria e përjetshme fëmijënore dhe të duket më e rritur, më e matur dhe më vendosur në atë çka bën. Ai që rrezikon më shumë është regjisori Sanders. Edhe pse filmi i tij ku Kirsten është protagoniste po ecën shumë mirë, kjo mund ta dëmtojë shumë në të ardhmen”, tregon një tjetër specialist filmash në Hollywood. Gjithsesi vetëm koha mund t’i tregojë përfitimet apo humbjet e kësaj tradhtie. Por ndërkaq le të shohin edhe tradhtitë e tjera të famshme në rrjedhën e kohës. Ashtu siç duket, këto vitet e fundit në Hollywood, tradhtia “shet” shumë. Shembulli klasik është trekëndëshi Jennifer Aniston-Pitt-Jolie: Brad e Angelina u njohën në xhirimet e filmit “Mr. e Mrs. Smith”, dhe mes tyre shpërtheu pasioni. Ai u nda nga e shoqja dhe ndërtoi familje me një partnere tjetër. Brangelina u bë një markë e vërtetë luksi. Po ashtu edhe “viktima” në këtë rast, ish-ylli i “Friends” nisi një karrierë shumë të mirë me bazë komeditë. Ndarja duket se i ka dhënë më shumë gjallëri edhe Ashton Kutcher: raporti me Demi Moore e kishte bërë një yll në qendër të thashethemeve, por kur gjithçka përfundoi, ai arriti të çlirohej nga hija e së shoqes, duke marrë edhe rolin e protagonistit në filmin “Jobs”. Tradhtia e burrit të atëhershëm Jesse James nuk e dëmtoi aspak karrierën e Sandra Bullock. Edhe Jude Law dhe Sienna Miller, që nga zbulimi i tradhtisë së tij me baby sitter-in, shkaktoi probleme personale, por jo profesionale. Madje popullariteti i të dyve u rrit shumë. Duke ecur para në kohë, tradhtia më e famshme mes divave mbetet ajo e Liz Taylor, që i mori burrin, Eddie Fisher, mikeshës së saj Debbie Reynolds. Karriera e yllit me sy lejla vazhdoi në mënyrë triumfuese, ndërsa Fisheri i humbi të gjitha gjurmët. E ky është ligji i fortë i Hollywood-it.

Publikuar: 02.08.2012 | 15:50
Lexuar: 1283 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime