E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Aktualisht, vendi arab është duke u përballur me një shpërthim të aktivitetit terrorist dhe luftës fetare, pasi tërheqja përfundimtare e trupave amerikane dhe aleatëve në dhjetor 2011 krijoi një vakum në siguri, nga e cila përfituan organizatat fundamentaliste si "Al-Kaeda".
Kur policia abuzon qindra milion dollarë





Me qindra miliona dollarë të taksapaguesve amerikanë janë shpërdoruar në projekte të menaxhuara keq për ndërtimin e infrastrukturës në Afganistan, shkruhej në një raport të paraqitur ditën e hënë përpara Kongresit. John Sopko, instruktor i përgjithshëm për rindërtimin afgan, gjeti se "planifikimi, koordinimi dhe ekzekutimi i projekteve të ndryshme ka qenë përgjithësisht i dobët".

Ai gjithashtu parashikoi se kostot për sigurinë do të rriten në periudhën afatshkurtër, ndërsa kompanitë private dorëzojnë punimet tek forcat afgane. Në raport gjithashtu shkruhej se disa punime janë vonuar dukshëm në afatet e tyre dhe ka pak gjasa që të përfundohen përpara tërheqjes së trupave ushtarake. Sipas Top-Channel, problematike kanë qenë veçanërisht investimet e vitit 2011, ku në 400 milionë dollarë investime, shumica janë shpërdoruar për shkak të planifikimit të keq.

Midis investimeve më flagrante të keqmenaxhuara ishte edhe ai i ndërtimit të një baze për forcat policore vendase, e cila është e papërdorshme pasi nuk ka ujë dhe në vendin ku është ndërtuar, uji duhet të sillet nga shumë larg, prandaj bëhet shumë e kushtueshme të rregullohet projekti. Shumë rrugë janë jashtë cilësisë së parashikuar, ndërsa ndërtesa të tëra nuk janë të përshtatshme për funksionet që janë parashikuar që të kryejnë. SHBA dhe koalicioni i NATO-s i drejtuar prej tyre do të tërhiqen përfundimisht nga vendi aziatik në vitin 2014.

E njëjta gjë ndodhë edhe me Irakun. Një agjenci kontrolli në SHBA vlerësoi se është mbi 200 milionë dollarë shuma e shpërdoruar në programe të ndryshme për stërvitjen e forcave policore irakene, me problemet e sigurisë dhe mungesën e interesimit të Bagdadit zyrtar të renditur si shkaktarët kryesor të këtij dështimi. Raporti kritik vjen vetëm një ditë pasi një tjetër raport vlerësoi se me qindra milionë dollarë janë shpërdoruar në projekte të pavlera infrastrukturore në Afganistan.

Në auditin e lëshuar nga Inspektori i Përgjithshëm për Rindërtimin e Irakut, Stuart Bowen, shkruhej se "mungesa e gatishmërisë për bashkëpunim dhe e kapaciteteve nga ana e forcave policore irakene, ka bërë që programi të ndeshet me shumë vështirësi". Megjithatë, pavarësisht shpërdorimit të dukshëm financiar, programi do të vazhdojë, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që shpresojnë ende në përfundimin e tij të suksesshëm deri në vitin 2016. Uashingtoni ka shpenzuar tetë miliardë dollarë për trajnimin e forcave të sigurisë në Irak, që prej vitit 2003.

Aktualisht, vendi arab është duke u përballur me një shpërthim të aktivitetit terrorist dhe luftës fetare, pasi tërheqja përfundimtare e trupave amerikane dhe aleatëve në dhjetor 2011 krijoi një vakum në siguri, nga e cila përfituan organizatat fundamentaliste si "Al-Kaeda".

Publikuar: 02.08.2012 | 16:08
Lexuar: 1406 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime