E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Marrëdhëniet midis dy vendeve vlerëson se kanë traditë të gjatë të miqësisë, mirëkuptimit dhe afërsisë kulturore.
Stavreski: Gazifikimi do të sigurojnë siguri energjetike në Maqedoni












Inkuadrimi i Maqedonisë në projektin "Rrjedha jugore" dhe projektin për ndërtimin e rrjetit kombëtar të ujësjellësit janë me rëndësi të jashtëzakonshme strategjike për Republikën e Maqedonisë e cila do të sigurojë inkuadrimin e Maqedonisë në korridoret ndërkombëtare transportuese dhe burim stabil të gazit për gjeneratat e ardhshme.

Partneriteti me Rusinë në këtë kontekst është me rëndësi esenciale.
Këtë e thekson zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski në një intervistë për agjencinë ruse ITAR TASS në të cilën shtohet se nga mesi i këtij muaji pritet një ekip ekspertësh nga kompania "Strojtrans gaz" të vijë në Maqedoni për negociata përfundimtare dhe ofertë për ndërtimin e rrjetit kombëtar të gazsjellësit në Maqedoni.

"Presim që marrëveshja të nënshkruhet deri në fund të këtij viti, me ç'rast do të fillonte edhe ndërtimi i rrjetit. Në ndërkohë nga pala e Maqedonisë po ndërmerren aktivitetet e nevojshme që të fillohet me procedurën për shpronësim dhe marrjen e miratimit për ndërtim", u shpreh Zoran Stavrevski, ministër i financave.

Memorandumi për bashkëpunim me kompaninë ruse Strojtransgas, i cili u nënshkrua në fillim të muajit të kaluar, sipas ministrit është hapi i parë serioz drejt ndërtimit të rrjetit kombëtar gazsjellës në vend.

Ai thekson se energjetika është sektor në të cilin bashkëpunimi i Maqedonisë dhe Rusisë ka bërë progres të dukshëm. Krahas energjetikës si sektore të cilat kanë qenë atraktive për kapitalin rus i thekson edhe bujqësinë, patundshmëritë, turizmin, burimet minerale dhe farmacinë.

Marrëdhëniet midis dy vendeve vlerëson se kanë traditë të gjatë të miqësisë, mirëkuptimit dhe afërsisë kulturore.

"Ekziston, thotë, interes i përbashkët dhe angazhim nga të dyja vendet për intensifikimin e bashkëpunimit në planin politik, ekonomik dhe kulturor dhe si rezultat i angazhimit të ndërsjellë ka trend rritës në bashkëpunimin në të gjitha sferat.

Në planin ekonomik shkojmë përpara në bashkëpunim, por këtu mundet edhe më mirë, veçanërisht në sferën e këmbimit tregtar". /MIA/

Publikuar: 02.08.2012 | 16:12
Lexuar: 1030 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime