E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Presidenti amerikan, Barak Obama, autorizoi mbështetjen sekrete për rebelët sirianë, vë në pah një raport i mediave, të cilin e citon agjencia e lajmeve DPA.
Obama autorizon mbështetjen ndaj rebelëve sirianë





Presidenti amerikan, Barak Obama, autorizoi mbështetjen sekrete për rebelët sirianë, vë në pah një raport i mediave, të cilin e citon agjencia e lajmeve DPA. Vendimi ishte nënshkruar gjatë mujave të kaluar dhe ia lejon CIA-së dhe agjencive të tjera t’u ofrojnë forcave opozitare mbështetje të fshehtë, raportoi të mërkurën mbrëma CNN duke cituar zyrtarë anonim të Shteteve të Bashkuara.Natyra e ndihmës nuk specifikohej, por raporti citoi burimet diplomatike të kenë thënë se Shtetet e Bashkuara po e vinin në dispozicion inteligjencën e tyre për veprimet e trupave siriane.Pas disa dështimeve të Këshillit të Sigurimit në miratimin e një rezolute për krizën në Siri, administrata amerikane pat paralajmëruar se do të rriste mbështetjen për veprimet anti-qeveritare në këtë vend.Mësohet, në ndërkohë, se Uashingtoni do të shtojë diku 10 milionë dollarë në fondin ndihmës për rebelët duke e çuar në 25 milionë dollarë shumën e kontributit të tij për Sirinë.Një video e publikuar një ditë më parë, ndërkaq, tregonte rebelët duke vrarë disa të burgosur-njerëz besnik ndaj regjimit të presidentit sirian, Bashar Al Asad.

Publikuar: 02.08.2012 | 16:17
Lexuar: 726 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime