E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Nëse nuk marrim tani këto masa, në shtator nuk do të mund të paguajmë askënd”, ka deklaruar Samaras duke shtuar se preferon qëndrimin e vendit në eurozonë dhe jo destabilitetin politiko-ekonomik të vendit.
Arrihet marrëveshja në Greqi








Ministri grek i Financave, Janis Stournaras ka deklaruar se qeveria fillon qysh të enjten në mesditë negociatat me trojkën për paketën e masave financiare prej 11.5 miliard euro në mënyrë që Greqia të marrë këstin e fundit të ndihmës prej 31.5 miliard euro në javët e ardhshme.

Deklarata e tij u bë menjëherë pas mbledhjes tepër të tensionuar të tre liderëve të partive të koalicionit qeverisës, ku socialistët dhe e Majta Demokratike nuk kanë rënë dakord me masat për reduktimin e mëtejshme të rrogave dhe pensioneve, por së fundmi kanë pranuar programin e përcaktuar nga kryeministri dhe ministri i Financave, duke shmangur kështu rrëzimin e qeverisë.

“Nëse nuk marrim tani këto masa, në shtator nuk do të mund të paguajmë askënd”, ka deklaruar Samaras duke shtuar se preferon qëndrimin e vendit në eurozonë dhe jo destabilitetin politiko-ekonomik të vendit.

Nga ana e tij edhe kryesocialisti Venizelos që ka kritikuar paketën e masave prej 11.5 miliard euro, prej të cilave më shumë se gjysma do të përfitohen nga shkurtimi i rrogave dhe pensioneve, ka deklaruar se për hir të së ardhmes së vendit brenda zonës së monedhës së përbashkët, ishte i detyruar të pranonte programin e kryeministrit me të gjitha pasojat negative që mund të ketë.

“Ne nuk do të sillemi ashtu si konservatorët në nëntorin e vitit 2011, duke e cuar vendin në zgjedhje të parakohëshme”, ka thënë ai duke treguar edhe njëherë se klima në qeverinë e koalicionit tre partiak është tepër e tensionuar dhe nuk ngjall aspak optimizëm për të ardhmen.

Qeveria greke shpreson se pasi të paraqesë paketën me masat e rrepta përfaqësuesve të BE,BQE dhe FMN, do të ketë mundësi të kërkojë një shtyrje afati prej dy vitesh për shlyerjen e borxheve.

Përvec reduktimit të katërt të radhës, të të ardhurave të nënpunësve të administratës civile dhe të pensioneve të tyre, në paketën e masave përfshihen edhe privatizimet e shumta të organizmave dhe kompanive shtetërore prej të cilave disa, tepër fitimprurëse.

Publikuar: 02.08.2012 | 16:30
Lexuar: 859 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime