E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

23-vjeçarja, e cila krenohet me vithet dhe barkun jo të sheshtë, përsëri ka një bukuri shtangëse, e cila e ka lejuar që të fitojë së fundmi edhe faqen e parë të “Vogue” në Britani.
Një yll mode “e shëndoshë”











Tendencat e modës duket se janë duke ndryshuar, ndërsa vajza e koopertinave më e preferuar e momentit nuk është as Irina Shayk apo ndonjë tjetër me përmasat e saj, por një australiane 188 centimetra e gjatë dhe shumë më e bëshme se standarti.

23-vjeçarja, e cila krenohet me vithet dhe barkun jo të sheshtë, përsëri ka një bukuri shtangëse, e cila e ka lejuar që të fitojë së fundmi edhe faqen e parë të “Vogue” në Britani.

Më parë, ajo kishte fituar edhe koopertinat e “Vogue” francez dhe australian, si dhe të revistës “Elle”.

“Kur isha një adoleshente, edhe unë isha e fiksuar pas peshës dhe ndiqja dieta të hekurta. Praktikisht nuk haja për ditë të tëra, deri sa nëna ime më detyroi që të haja, ndonëse gjithashtu mësova të gënjeja, pasi shumë herë thjesht bëja sikur ushqehesha”, rrëfen hapat e parë të modës 23-vjeçarja.

“Atëherë mendoja se vetëm duke pasur linja veçanërisht të holla mund të arrija të hyja në modën e modelimit, por me kalimin e kohës nuk munda të duroja dot më atë dietë dhe haja natyrshëm. Sot gjithsesi jam në këtë botë, ndaj shpresoj të shërbej si model për shumë të reja, që të kuptojnë se nuk është e rëndësishme të dënosh veten me uri dhe se vullneti e përkushtimi ndaj profesionit janë shumë më të rëndësishëm”, shtoi Robyn.
Një yll mode e shëndoshë
Një yll mode e shëndoshë
Një yll mode e shëndoshë
Një yll mode e shëndoshë

Publikuar: 02.08.2012 | 16:55
Lexuar: 1780 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime