E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Shpresat për shërimin e saj kanë vdekur” - thotë babai i saj Ilmi Bela i cili lutet për ndihmë. “Vështirë e vështirë.
Familja Bela nga Shkupi bën apel për ndihmë









Fatime Belës nga Shkupi, po i afrohet 30 vjetori, por për të keq, edhe këtë ditëlindje ajo do ta shënoje në të njëjtën situatë, në pamundësi të flasë, të ecë dhe të ushqehet vetë si të gjithë shoqet e saj. Fatimja është në këtë gjendje që prej moshës 6 muajshe kur u sëmurë për të mos u shëruar më.

“Shpresat për shërimin e saj kanë vdekur” - thotë babai i saj Ilmi Bela i cili lutet për ndihmë.
“Vështirë e vështirë.

Leje që kjo do hyzmet po edhe nuk kemi çka mi dhanë me hëngër e me pi, kjo i do krejt ato të vetat. Vështirë është, po nuk ke çka me bo. Kjo, kanë thanë veç supë mi dhanë, qumshtë mi dhanë se nuk mundet me përpi prej fytit sikur ne që e përpijmë, veç ushqim të butë mundet me hëngër.

Veçantë e ka ushqimin kur ki çka mi dhanë, ama kur nuk ki duhet me ja dhanë edhe atë çka nuk e ha kjo. Kjo veç hyzmetin e do, se kështu nuk bën ndonjë problem, natën mundet me pas ndonjë sulm, dridhet, mundet me mbajt 15 ose 20 minuta.

Ka qejf me dal edhe e nxjerrim ama deri këtu, te dyert e shtëpisë edhe prapë, edhe këtu e nxjerrim para shtëpisë nja dy tre orë derisa të lodhet e të mundet e pastaj të flejë më mirë”, u shpreh Ilmi Bela, kryefamiljar.

Për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike, kryefamiljari Ilmi Bela u bën apel njerëzve human të ndihmojnë në rikonstruimin e shtëpisë, me qëllim që t’i ofrojë sado pak kushte më të mira të bijës së tij të palëvizshme.

“D.m.th. ju më tepër keni nevojë për me rinovua shtëpinë? Po, mos ti vjen ftohtë, dridhet kur është ftohtë, kjo nuk e ndjen që është ftoftë ama ne e dimë që e ka ftoftë, ajo është më e rëndësishme. Pastaj unë me dru, shporetin e kam ama nëse nuk kam dru me çka me nxeh shporetin, 1 metër 60 euro po i bën”, tha Ilmi Bela, kryefamiljar.

Për momentin 4 anëtarët e familjes Bela mbahen me një pension 7 mijë denarësh të kryefamiljarit që nuk përmbush as kërkesat mujore të kësaj familje. Ndërkohë ndihma mujore që i takon Fatime Belës shpenzohet për harxhimet e saj, për pampersa dhe barna të shumta.
Melihate Rustemi



Tel: 00389 2 2635 217

Publikuar: 02.08.2012 | 16:59
Lexuar: 1007 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime