E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ne e kemi pritur me shumë entuziazëm lajmin e zgjedhjes Tuaj për rektor të Universitetit të Prishtinës, sepse ju njohim si një intelektual të shquar dhe patriot të devotshëm, dhe jemi thellësisht të bindur, që Universitetin e Prishtinës do ta ngritni në një universitet lider në rajon dhe më gjerë.
Rektori i USHT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti, uron Rektorin e Universitetit të Prishtinës Prof. Dr. Ibrahim Gashi












Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, me rastin e zgjedhjes së Prof. Dr. Ibrahim Gashit Rektor i Universitetit të Prishtinës, i dërgoi një telegram urimi, ku mes tjerash thuhet: “Në emrin tim dhe në emër të Universitetit Shtetëror të Tetovës, kam kënaqësinë t’Ju shpreh urimet më të mira për zgjedhjen Tuaj në postin e rektorit të Universitetit të Prishtinës.

Ne e kemi pritur me shumë entuziazëm lajmin e zgjedhjes Tuaj për rektor të Universitetit të Prishtinës, sepse ju njohim si një intelektual të shquar dhe patriot të devotshëm, dhe jemi thellësisht të bindur, që Universitetin e Prishtinës do ta ngritni në një universitet lider në rajon dhe më gjerë.

Funksionimi i Universitetit tonë, qysh nga themelimi i tij në vitin 1994, ka qenë i pamundur pa profesoratin e Universitetit të Prishtinës, i cili në vazhdimësi ka dhënë një kontribut të çmueshëm për ngritjen e vetëdijes akademike, arsimimin dhe emancipimin e gjeneratave të reja të popullit shqiptar në Maqedoni.

I nderuari z. Rektor, Prof. Dr. Ibrahim Gashi, ne e çmojmë lart këtë kontribut të profesoratit të Universitetit të Prishtinës dhe mbështetjen institucionale që na e ka dhënë në vazhdimësi Universiteti i Prishtinës.

Urojmë që, me ardhjen Tuaj në krye të këtij institucioni kaq të rëndësishëm arsimor për mbarë popullin shqiptar, bashkëpunimi ynë do të intensifikohet edhe më fuqishëm, me qëllim që kapacitetet tona të përbashkëta arsimore dhe shkencore t’i vëmë në shërbim të gjeneratave të reja dhe në avancimin sa më të madh të shoqërisë shqiptare këtu në Maqedoni dhe në Kosovë, shkruan në telegramin e urimit, Rektori i USHT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti.

Publikuar: 02.08.2012 | 17:16
Lexuar: 1824 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime