E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Modelet që kam pas dëshirë ti fotografoj i kam fotografuar por normalisht që kam plane dhe projekte ose dëshira me fëtyra të njohura të Kosovës.
Shkelzen Konxheli fotografi boom në Zvicër















Ndjehem krenar të punoj me këto modele të njohur si Ludovik Tunaj (Ludo Lee) cili është stilist international dhe ka punuar me Divën Madonen, Paris Hilton e shumë tjerë...

Shqipëtarija ka shumë fëtyra të bukura dhe interesante për fotografi.

Modelet që kam pas dëshirë ti fotografoj i kam fotografuar por normalisht që kam plane dhe projekte ose dëshira me fëtyra të njohura të Kosovës.

Intervistoi: Trim Jakupi

Kush është Shkelzen Konxheli?

I lindur me 28.11.1990, me origjinë prej Kosovës përkatësisht nga Lipjani. Që 15 vite jetoj në Zvicër në Luzern me Familje.

Kur Filluan hapat e para për ty si fotograf?

Art dhe Fashion ka qenë gjithë një pasion për mu. Pasi në fillim ka qenë më shumë hobi, deri kur me propozuan të tjerët që të bëhem fotograf profesionalist. Pasi një kohe të shkurtë i bëra gjërat e nevojshme për fotoshooting profesional dhe e hapa studion time ku edhe i bëjë fotografit.

Kush ishte i/e para qe qendroi para aparatit?

Foton „The Man“ ka qenë e para foto që e kom bërë në studio.Modeli i suksesshëm nga Kosova por me qëndrim në Zvicër Labinot Gashi ishte në Studio dhe duke bërë pompa për muskuj aty më lindi idea që ti bëjë disa foto modelit dhe e ndërpreva për i realizaur fotografitt. Prandaj e titullova foton „The Man".

Njihesh në perëndim si fotograf që keni punuar me emra të njohur?

Ndjehem krenar të punoj me këto modele të njohur si Ludovik Tunaj (Ludo Lee) cili është stilist internacional dhe ka punuar me Divën Madonen, Paris Hilton e shumë tjerë...
Fotografi nga Shkelzen Konxheli

Fytyra shqiptare që keni dëshirë të i bëni fotografi?

Shqipëtarija ka shumë fytyra të bukura dhe interesante për fotografi. Modelet që kam pas dëshirë ti fotografoj i kam fotografuar por normalisht që kam plane dhe projekte ose dëshira me fytyra të njohura të Kosovës.

Plani juaj afat-shkurtë?

Kam disa projekte me agjencione në New York, Zürich, Hong Kong por edhe në Stamboll që kam dëshirë ti realizoj. Kam dëshirë të vizitoj shumë vende të botës në relacion të punës.

Sa e lodhshem është puna që bënë dhe ku e gjeni enërgjin për të punuar?

Kur miret puna me Passion dhe me Qef nuk ka lodhje por veq gëzim dhe fantasi.Modelet i ardhuroj dhe i mbaj kontakte shoqërore me ta. Por normal se ka ditë pa enërgji por atëherë dal në qytet dhe bëjm Fun dhe Party. Unë gjiththom themë, "puno për jetë, dhe mos jeto për punë" Puna duhet të bjen gëzim edhe suksese.

Fëtyra e radhës cila do jetë që do ketë fotografi nga ju?

Momentalisht kam shumë plane po do të shihet më von.

Për Fund?

I falimderoj përzemërsisht të gjithë ata të cilët më kanë përkrahur si familja ime , shoqëria dhe njerëzit që e kan vlersuar dhe respektuar punën time të cilët më kanë motivuar që të arrij sukses
Fotografi nga Shkelzen Konxheli
Fotografi nga Shkelzen Konxheli
Fotografi nga Shkelzen Konxheli

Publikuar: 02.08.2012 | 18:04
Lexuar: 3353 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime