E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Tifozët bënë thirrje deri te kreu i Federatës, gjegjësisht kryetari Gjorgjiovski dhe nënkryetari Qenan Idrizi që të përmirësojnë padrejtësinë e bërë dhe ta kthejnë KF Shkupin aty ku e ka vendin
“Shvercerat”, FFM-së: Anulojeni suspendimin e KF Shkupi











Përmes një komunikate për shtyp, grupi i tifozëve të KF Shkupit, “Shvercerat Shkup” kanë kërkuar nga Federata e Futbollit të Maqedonisë që të anulojë suspendimin e KF Shkupit dhe ta kthen në garë në Ligën e Parë të Maqedonisë.

“Grupi i tifozëve “Shvercerat Shkup” përshëndet iniciativën për kthimin e KF Shkupit (ish Slloga Jugomagnat) në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Ne, lojtari i dymbëdhjetë dhe i vetmi besnik i klubit në 23 vitet e fundit, konsiderojmë se me tërheqjen e kryesisë kriminele të FFM-së, janë krijuar kushte që të përmirësohet padrejtësia e bërë tre vite më parë, kur klubi ynë u suspendua nga garat dhe u skualifikua në Ligë rajonale” – thuhet në komunikatë.

Tifozët bënë thirrje deri te kreu i Federatës, gjegjësisht kryetari Gjorgjiovski dhe nënkryetari Qenan Idrizi që të përmirësojnë padrejtësinë e bërë dhe ta kthejnë KF Shkupin aty ku e ka vendin.

“Klubi ynë, fitues i gjashtë trofeve kombëtar dhe përfaqësues dinjitoz i futbollit tonë në Evropë, vendin e ka në majat e futbollit vendor. Është koha që klubet e futbollit në Maqedoni të garojnë në fushë të gjelbër e jo nëpër korridoret administrative.

Për këtë shkak, kërkojmë nga Federata e Futbollit të Maqedonisë, nga kryetari i ri Illço Gjorgjioski dhe nënkryetari Qenan Idrizi, që të anulojnë suspendimin e klubit tonë, kështu duke i shërbyer drejtësisë dhe duke shpaguar sadopak hakun ndaj nesh, përkrahësit më të zjarrtë të klubit, të gjithë simpatizueseve dhe futbolldashësve, dhe të gjithë atyre punëtorë sportiv, që me këtë vendim të Federatës kanë pushuar aktivitetet e tyre në shërbim të sportit dhe të futbollit” – thonë nga ky grup tifozerik.

Kërkesa e tifozëve vjen një ditë pasi që edhe kryetari i klubit kërkoi të njëjtën gjë nga kreu i Federatës. Ata kërkojnë që edhe vet kryetari i klubit por edhe institucionet të angazhohen që kjo gjë të realizohet.

“Grupi i tifozëve Shvercerat Shkup, kërkon edhe nga kryetari i klubit Rafet Muminoviq dhe nga Komuna e Çairit që të bëjnë përpjekjet maksimale për rikthimin e klubit në Ligën e Parë të futbollit vendor” – thuhet në komunikatë.

Dihet se për garim në ligën e parë futbollistike të Maqedonisë nga ky sezon klubet duhet të kenë statusin e shoqërive aksionare. Duke u nisur nga kjo, Shvercerat kërkojnë që të fillohet ky proces, dhe kërkojnë të jenë të kyçur në të, si dhe i njëjti të zhvillohet në transparencë të madhe para opinionit.

“Njëkohësisht, kërkojmë që të fillohet procesi i transformimit të klubit në shoqëri aksionare, proces në të cilin kërkojmë që të jenë të kyçur edhe tifozët dhe dashamirët e klubit, dhe i gjithë procesi të zhvillohet në transparencë maksimale para opinionit” – theksojnë përfaqësues të këtij grupi.

“Shvercerat Shkup” i bënë apel të gjithë sportdashësve dhe qytetarëve të Shkupit të ndihmojnë dhe mbështesin këtë iniciativë

Publikuar: 02.08.2012 | 18:09
Lexuar: 899 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime