E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zyrtarë të kësaj të fundit thanë se ftesa e presidentes Jahjaga i është përcjellë presidentit Nishani dhe ndonëse përgjigjja nga presidenca shqiptare nuk është ende zyrtare, vizita do të realizohet.
Nishani në Kosovë më 30-31 gusht





Me ftesë të presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, do të zhvillojë një vizitë shtetërore në Kosovë në datat 30 dhe 31 gusht.

Lajmin e konfirmoi për Top Channel, Presidenca e Kosovës dhe Ambasada e Shqipërisë në Kosovë.

Zyrtarë të kësaj të fundit thanë se ftesa e presidentes Jahjaga i është përcjellë presidentit Nishani dhe ndonëse përgjigjja nga presidenca shqiptare nuk është ende zyrtare, vizita do të realizohet.

Kjo do të jetë vizita e parë shtetërore e presidentit shqiptar jashtë shtetit.

Zyra e presidentes Jahjaga tha se vizita do të jetë e karakterit shtetëror e me këtë rast presidentit Nishani do t’i bëhen të gjitha nderimet shtetërore duke filluar nga garda e nderit e FSK-së.

E teksa ende nuk bëhet e ditur agjenda e plotë mësohet se për ta nderuar edhe më shumë, përveç takimeve me zyrtarët e shtetit, protokolli i shtetit është në përgatitje të një ceremonie me karakter më popullor e cila me gjasë do të mbahet në qytetin e Prizrenit.

Publikuar: 02.08.2012 | 21:19
Lexuar: 914 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime