E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Besohet se transferimi i Santi Cazorlas, i cili është çështje orësh kur do të finalizohet dhe tentimi për transferimin e Nuri Sahin kan motivuar Van Persin që të rinovoj kontratën e ti me Arsenalin.
Van Persie mundet të rinovojë kontratën me Arsenalin














Pas një vere shumë të zezë, ku kapiteni publikisht shprehu dëshirën për t’u larguar, është pikërisht Robin Van Persie, ai që ka ndryshuar sjelljet e tij në stërvitje te klubi londinez, duke dhënë shpresa për një rinovim të mundshëm.

Besohet se transferimi i Santi Cazorlas, i cili është çështje orësh kur do të finalizohet dhe tentimi për transferimin e Nuri Sahin kanë gëzuar tej mase Van Persien, i cili për dallim nga ditët e kaluara kur stërviste sa për ‘të thënë’, të mërkurën është paraqitur më i motivuar dhe më i interesuar.

Ai ka kontaktuar edhe me menaxherin mbi modulet e lojës dhe ka komunikuar në mënyrë normale me lojtarët tjerë, teksa spekulimet për një kontratë me Juventusin, apo me një transferim të garantuar te Manchester United nuk kanë të ndalur.

Sidoqoftë, Arsenali më në fund po sheh dritë në fund të tunelit dhe nuk do të duhet të befasohemi në rast të një rinovimi të Van Persiet, i cili do të kishte me transferet e reja shumë më shumë konkurrencë në skuadër dhe apetit për trofe.

Publikuar: 03.08.2012 | 04:31
Lexuar: 803 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime