E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Sipas informatës sonë grupe terroriste nga Rripi i Gazës dhe elemente tjera i vazhdojnë përpjekjet për kryerje shumë të shpejtë të sulmeve terroriste, më shumë rrëmbime, mbi turistët izraelit në Sinai", thuhet në kumtesën e Byrosë.
Izraeli u bëri thirrje shtetasve të tyre që urgjentisht ta braktisin Gadishullin e Sinait në Egjipt









Byroja izraelite për luftë kundër terrorizmit u bëri thirrje të gjithë shtetasve izraelit urgjentisht ta braktisin Gadishullin e Sinait në Egjipt pas informatave të marra se po përgatiten sulme kundër tyre.

"Sipas informatës sonë grupe terroriste nga Rripi i Gazës dhe elemente tjera i vazhdojnë përpjekjet për kryerje shumë të shpejtë të sulmeve terroriste, më shumë rrëmbime, mbi turistët izraelit në Sinai", thuhet në kumtesën e Byrosë.

Në tekstin, gjithashtu, u rekomandohet të gjithë izraelitëve të mos të udhëtojnë në gadishullin deri në rekomandimin e fundit.

Sipas informatave të televizionit shtetëror izraelit momentalisht qindra turistë izraelit qëndrojnë në bregun e Detit të Kuq të Gadishullit të Sinait.

Sinai, ku hasen pushimoret më të vizituara në Egjipt, është shumë i banuar me beduinë, të cilët një kohë të gjatë ishin të margjinalizuar gjatë qeverisjes së Hosni Mubarakut. Pasiguria në këtë rajon shumë u rrit pas mposhtjes së Mubarakut në shkurt të vitit të kaluar.

Publikuar: 03.08.2012 | 09:22
Lexuar: 791 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime