E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Milos Krasic më në fund mund të buzëqeshë pas shumë momenteve aspak të lumtura te Juventusi duke mbyllur kështu një aventurë 2-vjeçare me më shumë ulje se sa ngritje për të.
Lamtumirë Juve, Krasic kalon te Fenerbahce





Milos Krasic më në fund mund të buzëqeshë pas shumë momenteve aspak të lumtura te Juventusi duke mbyllur kështu një aventurë 2-vjeçare me më shumë ulje se sa ngritje për të. 27-vjeçari firmosi për Fenerbahcen për 4 sezone ku do të përfitojë 2.3 mln Euro në sezon. Lojtari serb pavarësisht se nuk shihej me sy të mirë nga Conte e kishte nisur mirë sezonin duke shënuar 2 gola në miqësoret me Herthan dhe Benfican por duket se forma e tij e mirë lidhej me gëzimin për skuadrën etij të re që do të jetë në Turqi. Në 2 vjet, Krasic luajti si titullar vetëm në sezonin e parë por më pas mesfushori nuk u pa më asnjëherë as në stolin e skuadrës së drejtuar nga Conte.

Publikuar: 03.08.2012 | 10:56
Lexuar: 769 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime