E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për Felps është medalja e 16 e artë në historinë e lojrave olimpike. Ndërkohë që bronzi në këtë garë vajti për hungarezin Laszlo Czeh. Rebecca Soni mbretëreshë në 200 metra bretkosë.
Felps legjendë, SHBA “lahet” në ar






Majkëll Felps legjendë. Sportisti më i madh i të gjitha kohërave rrëzon një tjetër rekord, atë të të parit sportist që arrin të marrë tre medalje ari në tre olimpiadë radhazi në të njëtëjn disiplinë teksa triumfon në 200 metra të përzier duke mundur me përmbysje bashkombasin e tij Ryan Lochte, që dorëzohet në 50 metrat e fundit.

Për Felps është medalja e 16 e artë në historinë e lojrave olimpike. Ndërkohë që bronzi në këtë garë vajti për hungarezin Laszlo Czeh. Rebecca Soni mbretëreshë në 200 metra bretkosë.

Amerikania thyen rekordin botëror dhe merr medaljen e arit në këtë disiplinë, ashtu sic kishte bërë dhe në gjysmëfinale, duke dominuar mbi pishinën londineze ndaj rivaleve të saj në një garë ku krijoi shkëputje që në fillim duke regjistruar në fund kohën 2:19:59 duke thyer me 41 të qindtat rekordin botëror.

Në vendin e dytë u rendit japonezja Suzuki që mori medaljen e argjendtë ndërsa bronzi shkoi për ruse Efimova. Në 200 metra shpinë Ryan Lochte sërish nuk arrin arin teksa thyhet nga bashkëkombasi Tyler Clary që vendos dhe rekord olimpik me kohën e 1 minutë 53 sekonda e 41 të qindtat.

Ndëkrohë që medaljen e argjendit e mori japonezi Irie me Lochten që duhet të kënaqet me bronzin. Në 100 metra stil i lirë për femra triumfoi me rekord olimpik holandezja Kromowidjojo, ndërsa medaljen e argjendtë e mori Herasimena kurse bronz për kinezen Tang.

Publikuar: 03.08.2012 | 11:00
Lexuar: 957 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime