E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pak ditë më parë BBC ngriti shqetësimin e numrit shumë të madh të përdoruesve falsë të Facebook. Ky është një shqetësim shumë i madh pasi rrjeti social është i varur nga reklamat.
Facebook: Më shumë se 83 milion llogari janë ilegjitime





Facebook beson se në rrjetin social janë më shumë se 83 milion llogari ilegjitime.

Kompania publikoi të dhënat këtë javë, duke thënë se 8.7 përqind e 955 milion llogarive aktive thyejnë rregullat.

Profilet e dyfishta përbëjnë rreth 4.8 përqind të llogarive.

Pak ditë më parë BBC ngriti shqetësimin e numrit shumë të madh të përdoruesve falsë të Facebook. Ky është një shqetësim shumë i madh pasi rrjeti social është i varur nga reklamat.

Problemi i llogarive false është veçanërisht i madh në vende si Indonezia dhe Turqia, ku Facebook po njeh një rritje shumë të shpejtë.

Shumë nga kompanitë që reklamojnë në Facebook thonë se kompania duhet të provojë se klikimet që marrin ato në reklama janë reale.

Po ashtu një problem i ngritur së fundmi është blerja e të ashtuquajturave ‘like’ në Facebook.

Publikuar: 03.08.2012 | 11:08
Lexuar: 691 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime