E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Presidentja Atifete Jahjaga do të ketë punën më të vështirë para se të nisë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë për zgjidhjen e problemit të veriut, shkruan “Express”.
Takimi Jahjaga – Nikoliq gjatë tetorit, në Evropë




Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit për veriun është i pashmangshëm. Burime ndërkombëtare pohojnë se në Bruksel po punohet që takimi Jahjaga–Nikoliq të ndodhë në muajin tetor, me çka do të fillojnë edhe bisedimet mes palëve.

Presidentja Atifete Jahjaga do të ketë punën më të vështirë para se të nisë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë për zgjidhjen e problemit të veriut, shkruan “Express”.

Ajo pritet të takohet me presidentin e ri të Serbisë, Tomislav Nikoliq, më së largu në tetor të këtij viti në një vend evropian e jo në Asamblenë e OKB-së.

Burime ndërkombëtare kanë thënë se shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Chatherine Ashton, po përgatitet për t`i takuar presidentët e Kosovës dhe Serbisë.

Sikurse Nikolic, edhe Jahjaga është shprehur e gatshme të takohet dhe të flasë për problemet që përballen dy shtetet.

“Ashton dëshiron t`i takojë liderët e dy vendeve në një shtet evropian. Takimi Jahjaga – Nikoliq nuk do të ndodhë në New York në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së”, ka thënë diplomati i BE-së në kushte anonimiteti

Publikuar: 03.08.2012 | 11:16
Lexuar: 822 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime