E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ky është hulumtimi i parë që ka zbuluar mekanizmin e ndikimit të dredhëzës në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit.
Fshehtësia që e fshehin dredhëzat






Ekspertët britanikë theksojnë se lëngjet e dredhëzës fshehin dobi të pabesueshme shëndetësore. Nëse ju mundon kolesteroli dhe dëshironi enë më të shëndetshme të gjakut, dredhëzat janë zgjidhja. Ekspertët nga Universiteti në Uaruik kanë vëzhguar ndikimin e dredhëzave në shëndetin e zemrës dhe enë të gjakut dhe me këtë rast kanë zbuluar se si ekstraktet e dredhëzës e aktivizojnë një proteinë mjaft të rëndësishme në organizëm. Këtu bëhet fjalë për proteinën Nrf2, për të cilën është vërtetuar se posedon ndikim antioksidues, si dhe ndikon në formulat mbrojtëse dhe në zvogëlimin e sasisë së lipoideve dhe kolesterolit në gjak. Hulumtimet e hershme kanë treguar se si konsumimi i dredhëzave ulë sasinë e glukozës, si dhe kolesterolin LDL, njëherësh duke ulur rrezikun për t'u prekur nga sëmundja e diabetit dhe sëmundjet tjera të zemrës. Ky është hulumtimi i parë që ka zbuluar mekanizmin e ndikimit të dredhëzës në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit.

Publikuar: 03.08.2012 | 11:21
Lexuar: 829 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime