E premte, 31.10.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vetëm një vit më parë, Shqipëria dëshmoi të jetë vendi me rritjen ekonomike më të lartë në rajon.
Nė Shqipėri mbi 8 miliardė euro investime tė huaja






Deri në fund të vitit 2013, investimet në Shqipëri pritet të shënojnë shifra rekorde, duke arritur në mbi 8 miliardë euro. E gjithë kjo sipas ekspertëve të ekonomisë po arrihet, pasi Shqipëria është shndërruar në një vend të besuar dhe me një qeveri shumë të besuar për biznesin ndërkombëtar dhe atë shqiptar. Vetëm një vit më parë, Shqipëria dëshmoi të jetë vendi me rritjen ekonomike më të lartë në rajon.

Por edhe këtë vit, sërish mbetet vendi me rritjen ekonomike më të lartë në rajon, edhe pse nën presionin e një krize ekonomike europiane dhe botërore të pamohueshme. Por, nga ana tjetër, reformat mbi trevjeçare, të cilat u vunë në zbatim nga qeveria aktuale kanë filluar që të japin frytet e konfirmuara dhe nga raporti më i fundit i Bankës Botërore lidhur me ecurinë e investimeve të huaja në Shqipëri, duke dëshmuar atë që vendi ynë po ndryshon imazhin tek investitorët e huaj dhe që interesi i tyre po vjen gjithnjë e më shumë vetëm në rritje.

Duke vënë theksin në dy risqet kryesore për investimet e huaja, për të cilat qeveria shqiptare ka përmirësuar të gjithë kuadrin legjislativ, ekspertë të ekonomisë e cilësojnë të domosdoshëm, krijimin e një niveli lidhjeje për thithjen e investimeve të huaja në vendin tonë. Në këtë drejtim, nevojën e një lidhjeje dhe komunikimi të vazhdueshëm midis diplomacisë dhe biznesit e kanë theksuar edhe përfaqësuesit e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, që sipas tyre, imazhi i një vendi duhet të përkthehet sa më parë në investime konkrete. Referuar të dhënave që paraqesin specialistë të ekonomisë vihet re se, energjetika është sektori që ka thithur më shumë investime këtë vit.

Publikuar: 03.08.2012 | 11:40
Lexuar: 511 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime