E hënë, 19.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas ‘Daily Mail’, janë dashur shumë muaj për të përgatitur arkivolin e rrallë.
Arkivol në formë kitare për muzikantin










John Graham, një ish-kitarist i një bande muzikore jo shumë të njohur në vitet ’60 në Britaninë e Madhe, është përcjellë për në banesën e fundit me një arkivol në formë kitare.

Sipas ‘Daily Mail’, janë dashur shumë muaj për të përgatitur arkivolin e rrallë.

Vejusha 63-vjeçare tha: “Ka kaluar gjithë jetën duke i rënë kitarës dhe me shokët e tjerë të grupit udhëtonin në të gjithë vendin për të luajtur pjesët e tyre. E meritonte një arkivol të veçantë. Ka qenë njeri i mrekullueshëm.”

Në vitin 2001 John u diagnostikua me tumor në tru dhe iu dha 5 vjet jetë nga doktorët, por i kaloi pritshmëritë deri sa para një viti kanceri në mushkëri e shkatërroi plotësisht.

“11 vitet e fundit kanë qenë shumë të vështira për të dhe vetëm para 6 muajsh ndaloi së luftuari”, shton e veja e muzikantit.
Arkivol në formë kitare për muzikantin
Arkivol në formë kitare për muzikantin

Publikuar: 03.08.2012 | 15:01
Lexuar: 1229 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime