E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Unë e konsideroj këtë takim si hapin e parë publik të procesit të zyrtarizmit të rikthimit në politikë. Më vjen mirë që sot kam qenë me njerëz të nderuar në përgjigje të ftesës së tyre", tha Bamir Topi pas takimit.
Bamir Topi, në politikë









Ish presidenti Bamir Tomi zyrtarizon rikthimin në politikën aktive partike duke iu bashkuar formacionit më të ri politik në vënd, Frymës së Re Demokratike.

Për rreth 45 minuta themeluesit e FRD-së u takuan në ambientet e Hotel Tirana me zotin Topi nga ku i parashtruan programin dhe synimet e kësaj force politike.

"Unë e konsideroj këtë takim si hapin e parë publik të procesit të zyrtarizmit të rikthimit në politikë. Më vjen mirë që sot kam qenë me njerëz të nderuar në përgjigje të ftesës së tyre", tha Bamir Topi pas takimit.

Ish-Presidenti u shpreh se "do jetë fundi i këtij muaji që do të realizojë hapin përfundimtar dhe unë jam i bindur se takimi tjetër do realizohet në selinë e re të FRD-se, një forcë e re politike, e cila në projektin politik e ka bërë të qartë që do të jetë në funksion të plotë aspiratës qytetare dhe më ka pëlqyer një shprehje e saktë e zotit Oketa kur është pyetur për aleancat e mundura, ka thënë se 'aleanca jonë është aleancë me qytetarin,” tha Topi.

Ndërsa Gazmend Oketa bashkëthemelues i FRD-s deklaroi se "“Shprehëm mirënjohjen ndaj presidentit Topi për kontributin e tij si president i Republikës në respektim të Kushtetutës dhe institucioneve të pavarura. E njohëm me projektin tonë politik që synon të sjellë një politikë ndryshe në mënyrë që ëndrra e shqiptarëve për integrimin evropian të bëhet realitet. Eksperienca e Topit si presidenti dhe politikan i spikatur theksoi Oketa do jetë një aset i shtuar dhe vlerë e mirëpritur në Frymën e Re Demokratike.

Një takim midis Topit dhe grupit nismëtar të FRD-së ishte paralajmëruar që prej një jave, në emisionin e përjavshëm politik të “Top-Channel”, “Top-Story” i Sokol Ballës.

Ndërsa theksoi nevojën për një rotacion politik, i pyetur për angazhimet e tij të ardhshme politike Topi u shpreh në atë seri se: “Ju kam lajmëruar kohë më parë që me probabilitet të lartë e mendoj veten të kthyer në politikë. Mbajta një premtim, që nuk e shkela deri në sekondën e fundit sa isha president, që nuk mora pjesë në debate politike. Është fiksuar një takim me Oketën në javën që vjen. Do të diskutojmë gjërë e gjatë për të bërë të mundur një vendimmarrje finale, që mund të mbërrijë në fund të gushtit apo në fillim të shtatorit”.

Në të njëjtin emision, Topi gjithashtu foli për nevojën e krijimit të një fryme dhe një fronti të re në politikë, në mënyrë që të bëhet i mundur kalimi i pushtetit nga duart e PD-së, në duar të tjera.

“Kam kritika të forta për mënyrën e administrimit të pushtetit, një tentativë për të patur kontroll edhe tek gjërat më të parëndësishme. Një pushtet që jep këto sintoma, që keqpërdor dhe falsifikon edhe votën e presidentit, atëherë për çfarë duhet të kem besim unë? Pse duhet të kërkoj shenjë tjetër? Nuk ka nevojë të marrim shumë simptoma. Është e domosdoshme të ketë rotacion, por nuk parashikoj se qysh-tek”, theksoi Topi.

Publikuar: 03.08.2012 | 15:05
Lexuar: 1400 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime