E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri i Mjedisit Jetësor, Nexhati Jakupi do të merr pjesë në manifestimin qendror në Gostivar "Marshi alternativ" i cili do të startojë nga Link qendra evropiane. Çiklistët, këmbësorët dhe ata të cilët do të vozisin patina dhe trotinetë do të qarkullojnë nga zyrat e komunës, ku do t'ju bashkëngjiten përfaqësuesit e pushtetit lokal.
Shėnohet Dita ndėrkombėtare pa automjete - 22 Shtatori










Komuna e Karposhit dhe Qendra për hulumtim dhe informim për mjedisin jetësor "Eko-vetëdije" sot, me organizimin e më shumë ngjarjeve në Shkup, do ta shënojnë Ditën ndërkombëtare pa automjete - 22 Shtatorin. Në mesin e aktiviteteve të planifikuara është edhe pika e parë për huazimin e biçikletave.

Drejt kësaj festimi bashkangjiten edhe Ministria e Mjedistit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Maqedoni.

Ministri i Mjedisit Jetësor, Nexhati Jakupi do të merr pjesë në manifestimin qendror në Gostivar "Marshi alternativ" i cili do të startojë nga Link qendra evropiane. Çiklistët, këmbësorët dhe ata të cilët do të vozisin patina dhe trotinetë do të qarkullojnë nga zyrat e komunës, ku do t'ju bashkëngjiten përfaqësuesit e pushtetit lokal.

Ambasadorja e Holandës, Simone Filipini do të merr pjesë në krosin me biçikleta dhe këmbësorik që e organizon komuna e Strumicës dhe OJQ "Planetum". Njëkohësisht në Shkup, në Këshillin e Qytetit, do të mbahet ngjarja përfundimtare e projektit "Me biçikletë është në rregull! Ku të parkoj?" pas së cilit do të fillojë e ashtuquajtura xhiroja me biçikleta. Pjesëmarrësit në këtë karvan do t'i vizitojnë vendet ku janë shënuar 60 parkingje të disejnuara për biçikleta, rezultat nga seminaret kreative të mbajtura gjatë këtij viti. Njëra prej lokacioneve është edhe Ambasada e Holandës.

Vitin e kaluar, me rastin e Ditës ndrëkombëtare pa automjete, ambasadorja i dhuroi biçikletë kryeministrit Nikolla Gruevski, ndërsa sivjet Ambasada do t' dhurojë një biçikletë Qendrës për mbrojtjen e viktimave për tregti me njerëz, porta e hapur.

Vendet anëtare të BE-së 22 shtatorin e shënojnë për të tetën herë me organizimin e Javës evropiane të mobilizimit. Ish-komisari evropian për mjedis jetësor Margo Valstrom e vendosi Ditën pa automjete si iniciativë evropiane në vitin 2000.

Biçikletat janë shenjë e kulturës holandeze, ndërsa Ambasada holandeze në Shkup në mënyrë aktive është kyçur në promovimin e biçiklizmit në Maqedoni. Secili holandez kalon mesatarisht 3 kilometra në ditë me biçikletë, ndërsa rrugicat për biçikletë në Holandë janë me gjatësi të përgjithshme prej 15.000 kilometrash. Në Holandë jetojnë 16.5 milionë njerez të cilët kanë mbi 18 milionë biçikleta. Çdo vit në Holandë shiten gati se 1,4 milionë biçikleta të prodhuara në njërën prej firmave të njohura holandeze siç janë Bataus, Sparta, Ficfabrik dhe Gazel.

Publikuar: 22.09.2009 | 15:09
Lexuar: 804 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime