"Do të fokusohemi në decentralizimin dhe adminstrimin racional në komuna. Tani fillojmë një projekt të madh dhe shpresoj se do të japim kontribut të madh për porfesionalizimin e administratës. Gjithashtu vazhdojmë me punën në sektorin e qeverisjes së drejtësisë, që paraqet një aktivitet të rëndësishëm.
Intervistë e shefit të Msionit të OSBE-së në Maqedoni Hoze Luis Herero për radion Evropa e Lirë
U arrit përparim në disa gjëra, por mbetet ende shumë për tu bërë, deklaroi shefi i misionit të OSBE-së në Maqedoni Hoze Luis Herero në intervisën për radion Evropa e Lirë.
"Ende ka nevojë për përmirësime në marrëdhëniet ndëretnike. Siç shohim sot, koegzistimi paqësor nuk është i mjaftueshëm, na duhet më shumë se kaq. Duhet të vijmë deri në situatën ku pasuria të cilën e paraqisnin dallimet bëhet produktive. Nuk është e mjaftueshme që njerëzit të jetojnë njëri me tjetrin. E rëndësishme është që të gjithë së bashku të jetojnë të lumtur dhe të sindërtojnë mbi bazën e dallimeve, me qëllim që të krijonë vend më të pasur.
Për këtë duhet edne të punohet. Siç thashë ende jemi në fazën, shpresoj në fund të fazës, në të cilën të gjitha komuniteteve i garantohen të drejtat. Shpresoj se ngadalë-ngadalë kjo do të realizohet. Të gjithë duhet që të hyjmë në fazën e pajtimit të dy bashkësive më të mëdha, që bashkëegzistimi të mos ekzistojë vetëm në librin e Kushtetutës, por të jetë produkt i dëshirave të shoqërisë", thekson Herero.
Ai shtoi se do të vazhdojë me punën e zhvillimit të policisë si dhe të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme.
"Do të fokusohemi në decentralizimin dhe adminstrimin racional në komuna. Tani fillojmë një projekt të madh dhe shpresoj se do të japim kontribut të madh për porfesionalizimin e administratës. Gjithashtu vazhdojmë me punën në sektorin e qeverisjes së drejtësisë, që paraqet një aktivitet të rëndësishëm.
Do të doja që në të ardhmen me partnerët tanë të fokusoheshim mbi thelbin e qeverisjes së të drejtës, respektivisht të pavarësisë së gjyqësisë, ndërsa për këtë nevojiten përpjekje. Dhe në fund. fokusi do të vendoset në harmonizimin e marrëdhënieve ndëretnike", deklaroi shefi i misionit të OSBE-së në Maqedoni Hoze Lusi Herero në intervistën për radion Evropa e Lirë.