E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sulmuesi kamerunas, Samuel Eto ka vendosur të çojë në gjykatë çështjen që ka të bëjë me përfitimin e tre milion eurove nga ish-skuadra e tij.
Eto-Barcelona, nė gjyq pėr 3 milion euro










Lajmi bëhet i ditur nga radio “Katalunia Radio”, sipas së cilës, klubi katalanas i detyrohet 28-vjeçarit edhe 15% të 20 milion eurove që Interi pagoi për të marrë shërbimet e tij gjatë kësaj merkatoje.

Laporta nuk e ka marrë seriozisht këtë çështje, edhe pse kamerunasi i ka kërkuar disa herë Barcelonës të marrë parasysh këtë kërkesë.

Prandaj, Samuel Eto ka vendosur ta ndjekë çështjen në mënyrë ligjore. Megjithatë, sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, ka mundësi që Eto dhe Laporta ta zgjidhin këtë problem mes tyre, pa iu drejtuar dyerve të gjykatës.

Publikuar: 22.09.2009 | 11:22
Lexuar: 473 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime