E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor, në partneritet me Qytetin e Shkupit, vetëqeverisjet lokale dhe organizatat joqeveritare edhe këtë vit u kyç në shënimin e ”Javës europiane të lëvezjes” dhe 22 shtatori – Dita pa automjete.
Dita pa automjete: “Me biēikletė ėshtė nė rregull! Por ku tė parkoj?”








MINISTRI JAKUPI SHËNOI 22 SHTATORIT - DITËS PA AUTOMJETE


Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor, në partneritet me Qytetin e Shkupit, vetëqeverisjet lokale dhe organizatat joqeveritare edhe këtë vit u kyç në shënimin e ”Javës europiane të lëvezjes” dhe 22 shtatori – Dita pa automjete.

Tema ndërkombëtare e fushatës së këtij viti është "PËRMIRËSIMI I KLIMËS NË QYTET".

Me këtë rast, Ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapsinor, Nexhati Jakupi së bashku me kryetarin e komunës së Qytetit të Shkupit dhe kryetarit të komunës së Karposhit mbajtën konferencë shtypi për ngjarjen përfundimtare të projektit “Me biçikletë është në rregull! Por ku të parkoj?” . E njejta u mbajtë në Sallën e madhe të Këshillit të Qytetit të Shkupit, më 22 shtator të vitit 2009 ( e martë ) në ora 11:00.

Ministri Jakupi mori pjesë në manifestimin qendrorë të shënimit të Ditës pa automjete në Gostivar. “Marshi alternativ” me biçikleta, rolerë, trotinet dhe ecje në këmbë, startuan para zyrave të Qendrës Europiane Link, në drejtim të komunës, ku u kyçen edhe përfaqësuesit e qeverisë lokale. Në manifestimin përfundimtar përmes lojës shpërblyese ministri Jakupi, fituesve më fatlum ju ndau 10 biçikleta.


Në të dy ngjarjet ministri Jakupi potencoi se për Ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor është me rëndësi të veçantë kyçja e të gjitha strukturave shoqërore në aktivitetet të cilat kontribuojnë për vënien e modeleve të rreja transportruese me të cilat do të mundësohet një jetesë urbane më cilësore dhe përmirësim i cilësis së mjedisit jetësor.

Gjithashtu i porositi të pranishmit se secili prej nesh duhet që të synon ti ndryshojë shprehitë e veta të përditshme edhe biçikletat të shfrytëzohen jo vetëm këtë ditë por edhe gjatë tërë vitit.

Publikuar: 23.09.2009 | 03:20
Lexuar: 814 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime