E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Afati për paraqitjen e shkresave është 30 ditë pas publikimit të shpalljes publike, ndërsa koncesionerët do të kenë obligim që të kryejnë rikonstruksionin, zgjerimin dhe remontin e objekteve të domosdoshme për kryerjen e veprimtarisë së koncesionit, si dhe furnizim, implementimin dhe mbajtjen e sistemit integrues për pagimin e taksës rrugore.
Pesė pika pėr pagimin e taksės rrugore nė vend do tė jepen nėn koncesion










Pikat e pagimit të taksës rrugore Romanovcë, Petrovec, Sopot, Otovicë dhe Gradsko do të jenë nën koncesion. Për këto sot Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe Agjencia për rrugët shtetërore publikoi shpallje publike për pjesëmarrje në procedurë tenderi për heqjen e të drejtës së pagimit të taksës rrugore.

Afati për paraqitjen e shkresave është 30 ditë pas publikimit të shpalljes publike, ndërsa koncesionerët do të kenë obligim që të kryejnë rikonstruksionin, zgjerimin dhe remontin e objekteve të domosdoshme për kryerjen e veprimtarisë së koncesionit, si dhe furnizim, implementimin dhe mbajtjen e sistemit integrues për pagimin e taksës rrugore.

Qëllimi i shpalljes publike, siç njoftoi Ministria resore është që të hetohet interesi i kompanive përkatëse dhe konzorciumi për pjesëmarrje në projekt i cili do të mundësojë modernizimin e sistemit për pagimin e taksës rrugore për përdorimin e autostradës përgjatë Korridorit 10 në Maqedoni me rrugë koncesioni.

Pritja e dobisë nga ky projekt është rritja e efektivitetit në sistemin e pagimit, ulja e kohës së pritjes dhe gjetja e zgjidhjeve bashëkohore për kryerjen e pagimit.





Publikuar: 23.09.2009 | 02:29
Lexuar: 563 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime