E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Provokimet e këtilla shkojnë në dëm të shtetit të Maqedonisë, marrëdhënieve ndëretnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve dhe shërbejnë si mollë sherri në mes tyre. Krijimi i armiqësive me shqiptarët, amerikanët, anglezët e të tjerët, me siguri se nuk u shërben interesave maqedonase.
Reagime lidhur me tė pavėrtetat e enciklopedisė sė Akademisė sė Shkencave dhe Artėve tė Maqedonisė






Dalja në dritë e Enciklopedisë së Maqedonisë publikim i realizuar me mjete të popullit të Maqedonisë, e ku me një përqindje të madhe kontribuon popullata shqiptare e vendit, më shumë na zhgënjeu dhe na irritoi si shqiptarë se sa na befasoi. Tash më jemi mësuar që kohë pas kohe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (mbase të inspiruar nga elaboratet e Vasa Çubrilloviqit me bashkëmendimtarët) të del me risi të këtilla. Mos të harrojmë, se bëhet fjalë për institucion i cili me dekada ka qenë i rezervuar ekskluzivisht për maqedonasit.

E kemi të freskët angazhimin e kësaj akademie në përgatitjen e hartave për ndarje të territoreve të Maqedonisë. Prandaj sihariqet e radhës në këtë enciklopedi (nëse mund të quhet si e tillë), për ne janë çështje déja vu. Ndonëse kemi mundur të presim marrëzira dhe provokime të këtij lloji në këtë enciklopedi, si duket të njëjtit, ia nxorën fundin.

Që e keqja të jetë më e madhe, ata që e hartuan të njëjtën, pas reagimit të strukturave politike, organizatave të ndryshme nga vendi e nga jashtë, sikur nuk çajnë kokë dhe vazhdojnë me injorancë të theksuar me mbrojtjen e qëndrimeve të tyre denigruese antishqiptare.

Rufi Osmani, kryetati i komunes se Gostivarit

Me gojë plotë në këtë enciklopedi shqiptarët i kategorizojnë si fise ardhacakë tash së pari në Maqedoni, se janë faktor destabilizues, i emërtojnë me emërtime poshtëruese, si “shiptari” (malësorë) terroristë, popull pa histori, “zbulojnë” data të reja historike për formimin e shtetit shqiptar, për prejardhjen joshqiptare të personaliteteve eminente shqiptare etj.

Pa mos hyrë thellë në analizat e qëndrimeve të këtilla skandaloze, nuk do mend se mungesa e identitetit maqedonas apo mospranimi i të njëjtit nga pjesa dërmuese e fqinjëve (edhe më tutje me përjashtim të shqiptarëve!!), problemi me emrin, komplekset e inferioritetit etj, mbase janë disa nga shkaqet e hartimit të një enciklopedie të këtillë skandaloze. Këtu ne si shqiptarë jemi të pafuqishëm dhe nuk mund t’ua shërojmë komplekset në fjalë. Komplekset e këtilla mund të shërohen me kthjellime dhe ballafaqimin me të vërtetën.

Është obligim i ASHASH dhe ASHAK të hartojë enciklopedi për historinë shqiptare ku do të dilnin në shesh të vërtetat e pakontestueshme shkencore të qarqeve relevante botërore si pandam i të pavërtetave të plasuara nga akademikët maqedonas.

Ajo që mundemi ne si shqiptarë ta bëjmë është që pas këtyre provokimeve nuk na ngel gjë tjetër përveç të kërkojmë që hartuesit e enciklopedisë :
- të mos publikojnë marrëzira çifti i kësaj enciklopedie duke u bërë gazi i botës,
- të konsultojnë literaturë relevante të pranuar në qarqet akademike-shkencore botërore,
- të shkarkohen nga shovinizmi i verbër dhe ta kryejnë punën e tyre duke u mbështetur në faktet historike të pranuara për botërisht nga qarqet shkencore-akademike si dhe të konsultohen me akademikët dhe punëtorët shkencor shqiptar nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria,
- të punojnë më shumë në gjetjen e modaliteteve për definimin e identitetit të kontestuar maqedonas para opinionit ndërkombëtar qoftë atij politik dhe atij shkencor
- t’u kërkojnë falje publike shqiptarëve për ofendimet e paraqitura në këtë enciklopedi dhe të premtojnë se ofendime të këtilla nuk do të përsëriten në të ardhmen

Provokimet e këtilla shkojnë në dëm të shtetit të Maqedonisë, marrëdhënieve ndëretnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve dhe shërbejnë si mollë sherri në mes tyre. Krijimi i armiqësive me shqiptarët, amerikanët, anglezët e të tjerët, me siguri se nuk u shërben interesave maqedonase. Maqedonia është aq e vogël sa të pretendohet se bota rrotullohet rreth saj. Ajo që mund të ndodh në të ardhmen, e që ndërlidhet me provokime të këtilla, rast shumë i freskët nga fqinjësia e afërt, do të jetë përgjegjësi e hartuesve të kësaj enciklopedie si dhe atyre që qëndrojnë pas dhe që i mbështesin të njëjtit. Zoti u ndihmoftë!

Kryetari i Komunës së Gostivarit
Dr. Rufi Osmani


Millan Gjurçinov


Gjurçinov: Të përmirësohen pjesët kontestuese të Enciklopedisë


Reagimet e para pas botimit të Enciklopedisë maqedonase nga ana e subjekteve politike dhe shoqërisë civile shqiptare në vend, si duket ka detyruar akademikët që të mblidhen në një takim për të diskutuar për Enciklopedinë.

Nga Akademia thonë se takimi që është mbajtur është i rregullt dhe është konsultativ, por nuk japin detaje tjera të këtij takimi. Anëtari i akademisë Millan Gjurçinov tha se një enciklopedi e tillë shkencore nuk duhet të jetë e njëanëshme. Gjurçinov tha se Akademia është dashur në kohë të merr parasysh reagimin e anëtarëve shqiptarë.

“Në shkencë ka shikime të ndryshme, nuk mundet vetëm njëra anë të imponojë shikimet e saj palës tjetër, për këtë absolutisht jam kundër. Çdo kush duhet të prezentojë shikimin e vet. Gabimi ishte bërë që në kohën kur u ndërpre kontakti me specialistët shqiptarë që jetojnë këtu, emra me autoritet, nuk u vazhdua ai dialog, nuk u gjet zgjidhje që më pas të vazhdohet me punën për enciklopedinë, por u tha, shqiptarët u larguan, neve vazhdojmë, për atë edhe erdhi deri këtu", vlerëson Millan Gjurçinov, anëtar i Akademisë.

Gjurçinov tha se enciklopedia nuk duhet t'i konvenojë vetëm njërës palë, pasi të vërtetat nuk janë parciale, por universale.
“Një vepër e tillë nuk mund të jetë e njëanëshme. Ajo duhet të bëhet objektive, me pjesëmarrje të të gjitha anëve qetë, të shikohet ajo, sepse shikoni, librat e këtij karakteri bëhen t'i afrojnë popujt, të rrisin besueshmërinë mes veti, e jo edhe më tepër të hudhin vaj në zjarr dhe të krijojnë përçarje, ajo mund të jetë shumë e rrezikshme”, thekson akademiku Gjurçinov.

Gjurçinov gjithashtu tha se ai është për atë që Enciklopedia të kthehet dhe të përmirësohen pjesët kontestuese dhe kërkoi që të dëgjohet zëri i personave kompetent shqiptarë në Maqedoni. Në bibliotekën e Akademisë, gjetëm Enciklopedinë e ish Jugosllavisë të vitit 1983, në të cilën, në pjesën ku flitet për historinë e shqiptarëve dhe bashkëjetesën me maqedonasit, thuhet se shqioptarët kanë prejardhje Ilire, ndërsa në Qeverinë e parë të Maqedonisë nënkryetari ka qenë shqiptarë, për dallim nga Enciklopedia maqedonase ku thotë se shqiptarët janë ardhacakë dhe quhen “Pllaninci”. Burime brenda anakedimsë bëjnë të ditur për ALSAT se pjesa e historisë së shqiptarëve në Enciklopedinë maqedonase është marrë nga një enciklopedi e vjetër kroate.

Zgjohu


‘Zgjohu’, Enciklopedinë e ASHAM-së e quan Falsikopedi

Lëvizja Qytetare “ZGJOHU!” dhe çdo qytetar shqiptar në Maqedoni shprehen jashtëzakonisht të fyer me përmbajtjen skandaloze dhe trushpërlarëse të Enciklopedisë së parë të Maqedonisë, të promovuar ditë më parë nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, thuhet në një reagim të kësaj lëvizjeje.

“Veprimet e vazhdueshme të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë krijojnë përshtypjen që detyra e vetme e këtij institucioni është që të funksionojë si laborator për përvetësimin e figurave historike shqiptare, falsifikimin e historisë, në veçanti asaj të popullit shqiptar, si dhe të shpërlajë trurin e popullit të vet. Dyshojmë që projektet e ASHAM-së përpilohen në Beograd dhe kanë qëllime djallëzore”, konsideron kjo organizatë.

ZGJOHU! konsideron që ky institucion me agjendë politike, që propozoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001, po nxit urrejtje ndërnacionale dhe po rrezikon marrëdhëniet ndëretnike në vend. ZGJOHU! kërkon nga Qeveria, si financuese e këtij projekti, të distancohet nga përmbajtja e Enciklopedisë ndërsa Akademia urgjentisht t'i kërkojë falje popullit autokton shqiptar të këtyre trojeve si dhe të përmirësojë Enciklopedinë duke e tërhequr nga tregu.

Lëvizja Qytetare “ZGJOHU!” alarmon intelektualët shqiptar, akademikët shqiptar - pjesë e këtij institucioni politik, si dhe kontribuesit shqiptar të Enciklopedisë që të ngrejnë zërin e protestës ditë më parë dhe të distancohen nga përmbajtja skandaloze dhe tendencioze e këtij projekti makevijalist.

“Të nderuar akademiko-politikan, Shkupin e njeh historia botërore si kryeqendër të Dardanisë, si kryeqendër të Vilajetit të Kosovës dhe Shkupi njihet për frymën shqip tash e 3500 vjet dhe asnjë projekt ose dëshirë djallëzore e juaja nuk do ta ndalon frymëmarrjen e mushkërive shqiptare në njërën prej kryeqendrave të kombit”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Qytetare “ZGJOHU!”.

UEJL

Katedra e Albanologjisë e Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit të Universitetit të Evropës Juglindore


Me rastin e botimit te Enciklopedisë maqedonase, Katedra e Albanologjisë e Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit në Universitetin e Evropës Juglindore, reagon ashpër kundër të pavërtetave dhe vlerësimeve tendencioze që njollosin historiografinë, kulturën, gjuhën dhe etninë shqiptare në përgjithësi.

Pjesa kontestuese e kësaj enciklopedie që nuk ka të bëjë fare me shkencën sepse mungojnë argumentet dhe faktet relevante shkencore, është ofenduese dhe denigruese, jo vetëm për shqiptarët e Maqedonisë, por për kombin shqiptar në përgjithësi.

Me këtë enciklopedi autorët e saj jokompetentë për pjesën e historisë dhe kulturës shqiptare, përveç tjerash i acarojnë edhe marrëdhëniet ndëretnike brenda në Maqedoni dhe ato ndërshtetërore, sepse historia e popullit shqiptar nuk mund të fragmentarizohet sipas dëshirës së dikujt për të fituar edhe politikisht. Nëse shqiptarët sipas këtyre autorëve të udhëhequr nga albanofobi Bllazhe Ristevski qenkan ardhacakë, atëherë ai e mohon tërësisht prejardhjen e tyre nga ilirët, kur dihet se disa fise ilire jetonin edhe në këto troje.

Ky grup pseudoshkencëtarësh nuk mund të gjejë asnjë argument për ta mohuar këtë tezë, tanimë të pranuar shkencërisht nga studiues të shumtë të huaj dhe shqiptarë, por merret me vlerësime dhe fakte të njëanshme dhe joshkencore.

Këto qëndrime të akademikëve të tipit të Bllazhe Ristevskit, jo vetëm që nuk e tregojnë të vërtetën, por e deformojnë rëndë atë, me të vetmin qëllim që shqiptarët t’i konsiderojnë si të huaj në trojet e veta etnike.

Në pjesën e kësaj enciklopedie, ku bëhet fjalë për shqiptarët, përveç falsifikimeve që kanë të bëjnë me autoktoninë, shtrembërohen edhe shumë të vërteta tjera që kanë të bëjnë me ngjarje dhe personalitete historike e kulturore të shqiptarëve.

Katedra e Albanologjisë e FGJKK, kërkon nga ASHAM që sa më parë ta tërheqë këtë pjesë të enciklopedisë skandaloze që sjell vetëm urrejtje dhe mllef e që nuk ka të bëjë me të vërtetën dhe realitetin shkencor. Kjo pjesë kontestuese nuk është e pranueshme edhe nga institucionet shqiptare siç janë dy akademitë e Shqipërisë dhe Kosovës dhe shumë institucione tjera që shkencën nuk e kuptojnë ashtu siç mendojnë anëtarët e ekipit të përpilimit të kësaj pjese të enciklopedisë maqedonase.


Nga Katedra e Albanologjisë e Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit të Universitetit të Evropës Juglindore

Publikuar: 23.09.2009 | 19:54
Lexuar: 956 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
dashmir abdili (21/04/2010 18:39:54) pershendetjet e mija nga zvicra jenij nje nder fakulltete me te mir dhema shum prespektiv ndaj studenteve i meritonij komentet ju lutem naj adres per regjistrim te rij ne fak
nese ka mundsij se jam fuztballer e sdij shum per atje

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime