Në punëtorinë e sotme përfundimtare ministri për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësiror, Nexhati Jakupi theksoi se Qeveria i bën të gjitha parakushtet e nevojshme për zbatimin e mekanizmave të protokolit nga Kjoto. Mekanizmi për zhvillim të pastërt, sipas Jakupit, është i vetmi relevant për vendin.
Punëtori përfundimtare nga projekti "Ndërtim i kapaciteteve lokale për zhvillim të projekteve nga ndryshimet klimatike"
Ngritje të vetëdijes publike në pikëpamjen e menakizmit për zhvilllim të pastërt në kuadër të Protokolit nga Kjoto dhe Konventës së Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, si dhe sigurimi i trajnimeve për konsulantët lokalë, industria dhe organizatat joqeveritare në identifikimin dhe zhvillimin e projekteve nga mekanizmi për zhvillim të pastërt është qëllimi i projektit "Ndërtimi i kapaciteteve lokale për zhvillim të projekteve nga ndryshimet klimatike".
Në punëtorinë e sotme përfundimtare ministri për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësiror, Nexhati Jakupi theksoi se Qeveria i bën të gjitha parakushtet e nevojshme për zbatimin e mekanizmave të protokolit nga Kjoto. Mekanizmi për zhvillim të pastërt, sipas Jakupit, është i vetmi relevant për vendin.
Ambasadori norvegjez në Maqedoni, Kjetil Paulsen konsideron se sfidë më serioze janë ndryshimet klimatike të cilat duhet të trajtohen, për shkak se, siç tha, të gjithë jemi të vetëdijshëm për pasojat nga to në qoftë se vazhdojnë me këtë dinamikë.
"Arritja e industrisë më të pastër dhe më afikase në Maqedoni kërkon pjesëmarrje aktive të sektorit privat, si dhe të autoriteteve përgjegjëse", tha Paulsen.
Projekti "Ndërtimi i kapaciteteve lokale për zhvillim të projekteve nga ndryshimet klimatike" filloi të zbatohet në tetor të vitit të kaluar. Financiarisht është i mbështetur nga Qeveria e Mbretërisë së Norvegjisë, ndërsa i implementuar nga organizata norvegjeze "orsk Enerxhi" dhe Qendra për ndryshime klimatike nga Shkupi, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësiror.