E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas rregullave të Futbollit Anglez, askush nuk mund të mbajë një pozicion të lartë ose të ketë aksione në një klub futbolli në rast se ai është i dënuar nga një federatë tjetër sporti.
Briatore pėrjashtohet edhe nga biznesi i futbollit










Flavio Briatore shumë lehtë mund të përjashtohet edhe nga biznesi i futbollit, ku ai gjithashtu ka përgjegjësinë menaxhuese te skuadra e Queens Park Rangers.

Italiani, Flavio Briatore u largua nga ekipi francez pasi ish piloti i kësaj skuadre, Nelson Pike Junior akuzoi drejtuesit e Renosë, se këta kanë detyruar atë që të shkaktojë incident me të vetmin qëllim që fitorja në garën për Çmimin e madh të Singaporit t’i takojë tani më ish kolegut të tij, Fernando Alonso.

Sipas rregullave të Futbollit Anglez, askush nuk mund të mbajë një pozicion të lartë ose të ketë aksione në një klub futbolli në rast se ai është i dënuar nga një federatë tjetër sporti.

Tani drejtori i ligës së futbollit Anglez, Mohini i ka dërguar një letër FIA-së dhe ka kërkuar sqarim lidhur me vendimin e tyre për të dëbuar përgjithmonë Briatoren nga Formula 1.

Falë gabimit të tij që bëri tek skuderia e Renaultit, Briatore mund të përjashtohet automatikisht edhe nga Queens Park Rangers me çka do të jetë i detyruar për të shitur aksionet e tij në këtë klub.

Publikuar: 23.09.2009 | 09:12
Lexuar: 443 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime