Buxheti për vitin 2009 sipas propozimit është me vlerë prej 164 miliardë e 215 milionë denarë. Të ardhurat janë planifikuar në 153 miliardë e 215 milionë denarë, kurse deficiti buxhetor është në nivel prej 2,8 për qind për dallim nga BPV i planifikuar.
Kryetari i Kuvendit i Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanoski sot zyrtarisht nga ana e ministrit të Financave Trajko Sllavevski do ta pranojë Propozim-buxhetin për vitin 2009.
Buxheti për vitin 2009 sipas propozimit është me vlerë prej 164 miliardë e 215 milionë denarë. Të ardhurat janë planifikuar në 153 miliardë e 215 milionë denarë, kurse deficiti buxhetor është në nivel prej 2,8 për qind për dallim nga BPV i planifikuar.
Në vitin 2009 sipas projekteve më shumë mjete janë të parapara për investime të kapitalit në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, energjetikë, arsim, kulturë, shoqëri informatike, kurse shpenzim restriktiv parashihet në parashtresat që janë jo produktive, siç janë mallrat dhe shërbimet.
Në të ardhurat e plota pjesa më e madhe 59 për qind janë planifikuar në nivel më të lartë prej 9,3 për qind.
Deficiti i projektuar do të financohet me kredi nga vendet e huaja, siç është kredia nga Banka Botërore, kredia e vendit përmes lëshimit të letrave me vlerë shtetërore dhe forma tjera të kredisë.