"Athina i mbështet aspiratat evropiane të vendeve fqinje, por dallimet rreth problemit me emrin me IRJM-në mbeten të pazgjidhura. Ne e treguam pozicionin tonë për këtë çështje në NATO dhe BE, dhe tërhoqëm vijë të kuqe prej të cilës nuk do të heqim dorë", tha Karamanlisi.
Pozicionet e partisë qeveritare greke Demokracia e Re dhe të opozitares Lëvizja Mbarëgreke Socialiste (PASOK) për çështjen për emrin janë pothuajse të njëjta, vlerësuan në duelin e mbrëmshëm parazgjedhor liderët e të dy partive Kostas Karamanlis dhe Jorgos Papandreu.
"Athina i mbështet aspiratat evropiane të vendeve fqinje, por dallimet rreth problemit me emrin me IRJM-në mbeten të pazgjidhura. Ne e treguam pozicionin tonë për këtë çështje në NATO dhe BE, dhe tërhoqëm vijë të kuqe prej të cilës nuk do të heqim dorë", tha Karamanlisi.
Papandreu, madje, theksoi se PASOK-u për çështjet me interes kombëtar, siç është kontesti për emrin, tërësisht e mbështet Qeverinë e Karamanlisit.
"Vendosëm vijë të kuqe kombëtare prej të cilës nuk do të heqim dorë edhe nëse bëhem kryeministër", tha Papandreu.
Një ditë më parë në ballafaqimin televiziv të liderëve të partive më të mëdha politike greke, kryeministri Karamanlis e vlerësoi si të drejtë veton për Maqedoninë në Samitin e NATO-s në Bukuresht. Pranoi që SHBA-ja ka pasur pozicion të ndryshëm nga ajo greke, por theksoi se Athina ka arritur t'i bindë partnerët e tjerë në "korrektësinë e pozicionit të saj".
Papandreu, vlerësoi se nuk ka arsye për veto nëse arrihet përparim në negociatat për emrin."Greqia vendosi vijë të kuqe dhe PASOK-u e mbështet Qeverinë që të mbetet në të", tha Papandreu.