E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria shënon rritje të turistëve të huaj në çka ka ndikuar marketingu i mirë, i cili është bërë për Shqipërinë, duke e prezantuar si destinacion interesant turistik", thotë Genc Pasko, ekspert i turizmit.
Shqipėrinė e kanė vizituar mbi dy milionė turistė












Nga fillimi i vitit deri në fund të gushtit, Shqipërinë e kanë vizituar mbi dy milionë turistë, që është për 42,5 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, kur numri i turistëve në krahasim me vitin 2007 ishte më i madh se 20 për qind.

Sipas Ministrisë së Turizmit madje 91 për qind e turistëve në Shqipëri kanë shkuar në pushim veror, ndërsa vetëm një përqindje e vogël në vend kanë udhëtuar për biznes ose për vizitë njëditëshe.

"Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria shënon rritje të turistëve të huaj në çka ka ndikuar marketingu i mirë, i cili është bërë për Shqipërinë, duke e prezantuar si destinacion interesant turistik", thotë Genc Pasko, ekspert i turizmit.

Siç njofton raportuesi i MIA-s nga Tirana, sipas përfaqësuesve të agjencive turistike zhvillimi i mëtejshëm i këtij sektori kërkon investim dhe përmirësim të kushteve, të cilat i kërkojnë turistët për qëndrim komod.

Edhe qytetarët shqiptarë udhëtojnë jashtë vendit, por tek ata vërehet rritje e vogël prej vetëm tre përqindëve. Duke krahasuar atë me atë që qytetarët shqiptarë e kanë shopenzuar jashtë vendit edhe atë që të huajt e kanë shpenzuar në Shqipëri, del që ekonomia shqiptare për tetë muaj ka profituar tre milionë euro.

Publikuar: 24.09.2009 | 01:51
Lexuar: 1262 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime