Do të mbahen prezantime me temë "Prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë në politikën shëndetësore kombëtare, Maqedonia në rrugë të qasjes drejt BE-së", ndryshimet në Ligjin e farmacisë dhe sfidat e Industrisë së Maqedonisë për barëra gjenerike.
Sot dhe nesër në Ohër do të mbahet Simpoziumi i pestë farmaceutik i Asociacionit Evropian për barëra gjenerike (EGA) - Evropa Juglindore.
Simpoziumin do ta hapë ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani, kurse fjalim do të mbajë edhe drejtori i përgjithshëm i EGA-s, Greg Peri dhe drejtori i Zyrës për barëra, Ilço Zahariev.
Do të mbahen prezantime me temë "Prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë në politikën shëndetësore kombëtare, Maqedonia në rrugë të qasjes drejt BE-së", ndryshimet në Ligjin e farmacisë dhe sfidat e Industrisë së Maqedonisë për barëra gjenerike.
Në takimin e parë të Simpoziumit do të mbahet tryezë e rrumbullakët në të cilin do të bëhet fjalë për ngjarjet më të reja në BE lidhur me konkurrencën te barërat gjenerike, për atë se si eliminohen barierat për qasjen e tyre në treg, këmbimi i përvojave dhe qëndrimet, dhe masat kundër falsifikimit të barërave.
Në simpozium do të marrin pjesë përfaqësues të agjencive rregullatore në sferën e barërave, të zyrave për licencë dhe të industrive për barëra gjenerike nga Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Hungaria, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turqia.
Maqedonia për herë të parë është organizatore e Simpoziumit farmaceutik të Asicoacionit Evropian për barëra gjenerike - Evropa Juglindore, i cili organizohet nga EGA, Ministria e Shëndetësisë dhe Zyra e barërave me përkrahje të Alkaloidit.