E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me mirënjohje dhe krenari, aktorit të shquar, me famë botërore në kinematografinë, teatrin dhe televizionin amerikan, njeriut që trashëgoi dhe ruajti me dinjitet dashurinë për prejardhjen e tij shqiptare dhe për Shqipërinë", presidenti Topi, në fjalën e mbajtur duke iu drejtuar aktorit të shquar
Xhejms Belushi nderohet me urdhrin


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, dekoroi aktorin e mirënjohur me origjinë shqiptare, Xhejms Belushi, me Urdhrin "Nderi i Kombit", gjatë spektaklit "Dua më shumë Shqipërinë", të organizuar të martën në mbrëmje në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Pas ceremonisë së dekorimit të aktorit Belushi me Urdhrin e lartë me motivacionin: "Me mirënjohje dhe krenari, aktorit të shquar, me famë botërore në kinematografinë, teatrin dhe televizionin amerikan, njeriut që trashëgoi dhe ruajti me dinjitet dashurinë për prejardhjen e tij shqiptare dhe për Shqipërinë", presidenti Topi, në fjalën e mbajtur duke iu drejtuar aktorit të shquar, u shpreh se "ju shikoja me shumë vëmendje që ishit njeriu më i lirë në këtë sallë gjatë pauzave, lëvizje pa asnjë lloj droje dhe rezervë. Unë e kuptoj shumë mirë që ju e bëni këtë sepse ndjeheni në familjen tuaj, në shtëpinë tuaj".

Zyra e shtypit pranë Presidencës bëri të ditur se presidenti Topi, duke iu referuar jetës artistike të Xhejms Belushit dhe deklaratave të tij për origjinën shqiptare, tha se "ju jeni një rast i mrekullueshëm për të cilin ne krenohemi".

"Kjo është arsyeja që sonte unë dëshiroj të bëj një gjest simbolik, në emër të të gjithë shqiptarëve, që ju i doni dhe ata ju duan shumë. Por jam i bindur që duke bërë këtë gjest, unë padyshim i vlerësoj të gjithë artistët, të gjithë njerëzit e letrave, inxhinierët, mjekët, shkencëtarët, profesorët e nderuar, kudo ku ata janë, ata që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, ata që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë, kualitete me të cilat ne krenohemi dhe në momente të veçanta si kjo natë magjike, vlerësojmë që kemi shumë kualitete dhe padyshim ju jeni ambasadorët më të mirë të Shqipërisë", u shpreh kreu i Shtetit.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë shprehu një falenderim të veçantë për Vera Grabocka, e cila së bashku me bashkëshortin e saj, Timo Flloko, bënë të mundur që t'i japin simbolikën këtij takimi shumë të rëndësishëm. "Ju jeni shembull i qartë, një shembull elokuent, që keni ditur të ndërtoni karrierën tuaj këtu. Edhe vitet që i shpenzuat jashtë Shqipërisë, ju i përdorët për të rritur kualitetin tuaj. Faleminderit të gjithëve, faleminderit të gjithë artistëve, personaliteteve të nderuara, sepse juve të gjithë i bëni një nder të jashtëzakonshëm Shqipërisë", u shpreh Presidenti Topi.

Ndërsa aktori i shquar, Xhejms Belushi, mes emocionesh tha se, "ky është një çmim shumë i rëndësishëm dhe me peshë, dhe një nder i madh. Është një përgjegjësi e lartë. Nuk e di nëse e meritoj. Unë jam krenar për atë që jam dhe për atë se nga jam. Jam lindur e rritur në Amerikë, por genet e mia janë shqiptare. Gjaku im është gjak shqiptar dhe do të jetë i tillë përgjithmonë".

Publikuar: 12.11.2008 | 22:33
Lexuar: 952 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime