Komiteti i përbashkët konsultativ i shoqërive civile ku gjashtë përfaqësues janë nga Maqedonia dhe gjashtë nga vendet e BE-së, sot mbajti takimin e parë në Bruksel. Ndër të ftuarit, raportimin para shoqërive civile e çeli përfaqësuesja e Presidencës Suedeze.
Shoqëria civile në Maqedoni por edhe ajo e vendeve të Bashkimit Evropian, që sot kanë instrumentin zyrtar për të monitoruar procesin e integrimit të vendit. Komiteti i përbashkët konsultativ i shoqërive civile ku gjashtë përfaqësues janë nga Maqedonia dhe gjashtë nga vendet e BE-së, sot mbajti takimin e parë në Bruksel. Ndër të ftuarit, raportimin para shoqërive civile e çeli përfaqësuesja e Presidencës Suedeze.
Ne jemi në përgjithësi shumë të impresionuar me ritmin e reformave gjatë muajve të fundit dhe kjo është diçka që duhet të vazhdojë madje edhe të thellohet më shumë në muajt që vijnë, u shpreh Anna Craenen nga presidenca suedeze e BE-së.
Në raportimin para shoqërive civile, entuziazmin politik të presidencës e ftohu përfaqësuesi teknik i Komisionit Evropian. Pasi përshëndeti arritjet, veçanërisht për vizat, drejtori për vendet candidate, Dirk Lange renditi punët që mbeten për tu bërë.
Në veçanti në bëjmë thirrje për bashkëpunim dhe dialog konsensual mes forcave politike në vend, si një kusht paraprak për progres të mëtejshëm. Masat lidhen gjithashtu edhe me institucionet kryesore të shtetit, përcaktojnë objektiva për reformën në polici, pavarësinë e gjyqësorit dhe ngritjen e një shërbimi civil profesionist dhe luftën kundër korrupsionit, u shpreh Dirk Lange, drejtor i Komisionit Evropian për vendet kandidate.
Komisioni Evropian insistoi para shoqërive civile të pranishme pikërisht në rolin tepër të rëndësishëm që duhet të luhet në Maqedoni, duke i kërkuar qeverisë ta përfshijë gjithnjë e më shumë në çdo proces të vendit. Në takimin që u zhvillua në Bruksel qeverinë e përfaqësonte Xhelal Bajrami, Ministri i Punës dhe i Çështjeve sociale.
Ne shpresojmë se takimi i radhës i këtij lloji do të mbahet në fillim të vitit 2010 në Republikën e Maqedonisë dhe deri atëherë ne si qeveri shpresojmë se do marrim raport pozitiv nga Bashkimi Evropian dhe atëherë roli i këtij komiteti të të përbashkët konsultativ do të jetë edhe më i rëndësishëm për proceset në vazhdim, deklaroi Xhelal Bajrami, ministër i Punës dhe i çështjeve sociale.
Komiteti i përbashkët konsultativ Maqedoni-BE i shoqërive civile do të mblidhet dy herë në vit për të monitoruar marrëdhëniet mes palëve, si dhe për të nxjerrë rekomandimet që do të duhen të plotësohen nga qeveria për palën e Maqedonisë dhe nga Komisioni, Parlamenti dhe Këshilli i BE-së për palën e unionit. Shoqëria civile në Maqedoni por edhe ajo e vendeve të Bashkimit Evropian, që sot kanë instrumentin zyrtar për të monitoruar procesin e integrimit të vendit. Komiteti i përbashkët konsultativ i shoqërive civile ku gjashtë përfaqësues janë nga Maqedonia dhe gjashtë nga vendet e BE-së, sot mbajti takimin e parë në Bruksel. Ndër të ftuarit, raportimin para shoqërive civile e çeli përfaqësuesja e Presidencës Suedeze.
Ne jemi në përgjithësi shumë të impresionuar me ritmin e reformave gjatë muajve të fundit dhe kjo është diçka që duhet të vazhdojë madje edhe të thellohet më shumë në muajt që vijnë, u shpreh Anna Craenen, nga presidenca suedeze e BE-së.
Në raportimin para shoqërive civile, entuziazmin politik të presidencës e ftohu përfaqësuesi teknik i Komisionit Evropian. Pasi përshëndeti arritjet, veçanërisht për vizat, Drejtori për vendet kandidat Dirk Lange renditi punët që mbeten për tu bërë.
Në veçanti në bëjmë thirrje për bashkëpunim dhe dialog konsensual mes forcave politike në vend, si një kusht paraprak për progres të mëtejshëm. Masat lidhen gjithashtu edhe me institucionet kryesore të shtetit, përcaktojnë objektiva për reformën në polici, pavarësinë e gjyqësorit dhe ngritjen e një shërbimi civil profesionist dhe luftën kundër korrupsionit, u shpreh Dirk Lange, drejtor i Komisionit Evropian për vendet kandidate.
Komisioni Evropian insistoi para shoqërive civile të pranishme pikërisht në rolin tepër të rëndësishëm që duhet të luhet në Maqedoni, duke i kërkuar qeverisë ta përfshijë gjithnjë e më shumë në çdo proces të vendit. Në takimin që u zhvillua në Bruksel qeverinë e përfaqësonte Xhelal Bajrami, Ministri i Punës dhe i çështjeve sociale.
Ne shpresojmë se takimi i radhës i këtij lloji do të mbahet në fillim të vitit 2010 në Republikën e Maqedonisë dhe deri atëherë ne si qeveri shpresojmë se do marrim raport pozitiv nga Bashkimi Evropian dhe atëherë roli i këtij komiteti të të përbashkët konsultativ do të jetë edhe më i rëndësishëm për proceset në vazhdim, deklaroi Xhelal Bajrami, ministër i Punës dhe i çështjeve sociale.
Komiteti i përbashkët konsultativ Maqedoni-BE i shoqërive civile do të mblidhet dy herë në vit për të monitoruar marrëdhëniet mes palëve, si dhe për të nxjerrë rekomandimet që do të duhen të plotësohen nga qeveria për palën e Maqedonisë dhe nga Komisioni, Parlamenti dhe Këshilli i BE-së për palën e unionit.
Ernest Bunguri