E martë, 21.10.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Duke parë vizionin atdhetar patriotik të Komandantit legjendar Adem Jashari, 18 vjeçarja Alketa Pireva u nis nga Londra për në Kosovë, me amanetin e tij mbi supe. Me 10 shkurt 1997 Alketa kapi armët dhe u bashkua me forcat e UÇK-së, për një qellim - Bashkimin Kombëtar.
Alketa Pireva, nga radhėt e UĒK-sė, nė sfiltat e Londrės




Bukuroshja shqiptare Alketa Pireva ishte një luftëtare e denjë në betejën për çlirimin e Kosovës në kohët më të vështira të saj.

Duke parë vizionin atdhetar patriotik të Komandantit legjendar Adem Jashari, 18 vjeçarja Alketa Pireva u nis nga Londra për në Kosovë, me amanetin e tij mbi supe. Me 10 shkurt 1997 Alketa kapi armët dhe u bashkua me forcat e UÇK-së, për një qellim - Bashkimin Kombëtar.

Si luftëtare femër trime ka fituar respektin nga bashkëluftëtarët e komandës. Me trimërinë e saj ka dëshmuar dashurinë dhe krenarinë për kombin dhe një Kosovë të lirë.

“Populli Shqiptar sot duhet t’i lë përçarjet ndaj njëri tjetrit. Ne vëllezër dhe të bashkuar mund të bëhemi një komb. Bashkimi bën forcën dhe forca bën fuqinë”, shprehet ish-luftëtarja e UÇK-së.

Në fushën e betejës ndër radhët e UÇK-së, Alketa Pireva ka treguar guxim dhe ishte e gatshme për të sakrifikuar edhe jetën e saj për Kosovën. Ka luftuar me vendosmëri deri në fund të luftës dhe ka marrë pjesë në Operacionin “Shigjeta”, në betejën e Studenqanit, në betejën e Rahovecit, në luftimet në Bec të Gjakovës, etj.

Në tragjedinë e Mejës, të Krushës së Madhe, ka dhënë ndihmë për njerëzit në nevojë dhe në transportimin e kufomave.

Pasi përfundoi lufta në Kosovë, Alketa pati rastin të takojë familjen e saj pas dy vitesh. Pa njohurinë e saj, ajo kuptoi se familja e saj kishte veshur uniformën e bukur të UÇK-së në fronte të ndryshme të luftës.

Prindërit avokatë, Hamdi dhe Ilmije Pireva, si dhe vëllai binjak, Tomor Pireva u nisën për luftë. Familja patriotike e saj, bashkë me trimat e UÇK-së luftuan me guxim e heroizëm për të mbrojtur trevat shqiptare dhe mbetën besnike ndaj vendlindjes dhe vatanit.

“Pasi ka përfunduar gjithçka unë kuptova që mami, babi, vëllai, si dhe një mik nga Shqipëria, i cili jeton në Amerikë tani, ishin luftëtarë. Kur erdhën tek banesa në Prishtinë dhe u takuam, aty kuptova që s’kam qenë vetëm unë në luftë po edhe familja, që kishin marrë pjesë në aksionin ‘Shigjeta’. Familja duke ditë që unë jam e vdekur, ndërsa unë për ta duke ditë që janë në Londër. Befasia ime ishte kur pashë mamanë me uniformë të ushtrisë, ishte një ndjenjë që nuk mund ta përshkruaj dot me fjalë,” tregon Alketa.

Jeta dhe suksesi në Angli

Alketa Pireva ka lindur në Croydon, Londer, (Angli). Në fushën e artit dhe modës njihet si modele e suksesshme. Modelizmin e ka filluar në moshë të re, që kur ishte 10 vjeçare.

Në qershor 2006 ka përfunduar Fakultetin e Arkitekturës në King’s College, Londër. Gjatë studimeve dhe pasi kreu shkollën e lartë ka punuar si modele nëpër kompani të ndryshme.

Në 2011 u shpall si vajza më e bukur në Angli, ku zuri vendin 20 në “100 fytyrat më të bukura në Londër” nga revista prestigjioze angleze “The London Magazine”.

“Në fillim nuk e kam besuar sepse isha në Dubai. Më thirri shoqja e motrës, Roy, dhe më lajmëroi që isha radhitur në mesin e 20 femrave më të bukura në Londër. Kur vij në Londër kuptoj që motra ime Teuta kishte marrë një kopje të Revistës ‘The London Magazine’ dhe e shikoj dhe e vërtetoj. Ishte një ndjenje shumë e mirë, më e bukura që aty thuhet vendi i 20 për vitin 2011, Alketa Pireva –Albania. Kjo më ka bërë të ndihem shumë e lumtur”, thotë modelja Alketa.

Sot emri i Alketa Pireva ka bërë bujë në sfilatat e modës në Londër, por edhe si trajnuese e modeleve të reja që aspirojnë modelizmin. Është përfaqësuese gjenerale e agjencisë me famë “Top Fashion Models”, në Angli, dhe pronare e përgjithshme për Top Fashion Models Agency.

“Më ofruan të jem trajnerja e ardhshme e ‘TOP Fashion Models Agency’ për në Angli ku tash qe një vit jam edhe pronare e përgjithshme për ‘TOP Fashion Models Agency’. Kjo agjenci në çdo shtet ka seli, kurse unë kam arrit që kjo të dalë në emër timin. Kam ble aksionet dhe tash punoj edhe për shumë firma të tjera përveç ‘Dolce Gabanna’, ‘Armani’ , etj”, thotë Alketa Pireva.

Bukuroshja Alketa synon që në të ardhmen t’i prezantohet publikut shqiptar dhe anglez si stiliste, një pasion që e ka ëndërr dhe dëshiron ta arrijë.

“Moda ka bukurinë e vet së pari të brendshëm, dhe pastaj të jashtmen. Me të brendshmen mund të rrëmbejë çdo person, kurse me të jashtmen, mund ta shfaqësh para çdo personi. Por më e vlefshmja është e brendshmja, se si reflekton zemra. Kur njeriu ka vullnet, ka edhe bukurinë. Në të ardhmen mendoj ta kem një markë timen të veshjes, me emrin ‘Albania’, një pasion që e kam në zemër dhe dua ta arrijë”, thotë modelja, trajnerja Alketa. (albobserver)

Publikuar: 20.08.2012 | 10:39
Lexuar: 786 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime