E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Varfëria, stresi, joperspektiva, problemet e familjeve, papunësia, mbyllja e qytetarëve të Maqedonisë në një lagje të keqe të quajtur Maqedoni, janë shkaktarët kryesor që sjellin deri të vetëvrasja e qytetarëve, thonë psikologët
Qytetarėt nuk shohin perspektivė, vetėvriten!
SHËNOHET NUMËR REKORD TË VETËVRASJEVE





Maqedonia rrezikon të jetë një vend, ku qytetarët e saj do vetëvriten çdo ditë. Shifrat zyrtare tregojnë se në Maqedoni për çdo muaj janë vetëvrarë 12 qytetar. Vetëm gjatë këtij viti janë vetëvrarë shumë qytetarë të Maqedonisë dhe jo vetëm qytetarët e pa punësuar, por edhe policët dhe punëtorë tjerë të administratës së shtetit. Polici i vetëvrarë në Kërçovë para dy ditësh është një shembull tipik.
Varfëria, stresi, joperspektiva, problemet e familjeve, papunësia, mbyllja e qytetarëve të Maqedonisë në një lagje të keqe të quajtur Maqedoni, janë shkaktarët kryesor që sjellin deri të vetëvrasja e qytetarëve, thonë psikologët.

Statistikat zyrtare tregojnë se në Maqedoni, këtë vit shumë qytetar ndërsa shumica prej tyre janë të moshës së re.
Tashmë vetëvrasja është një plagë që po dhemb fort edhe në gjirin e shoqërisë sonë ka marë përmasa të mëdha. Vetëvrasjet e njëpasnjëshme dhe të ngjashme me njëra-tjetrën tronditën me të drejtë jetën e brishtë të këtij vendi.

Shumë arsye çojnë deri te vetëvrasja

Prej shumë kohësh vetëvrasja ka qenë një problem shumë shqetësues që ka vënë në lëvizje psikologë e sociologë perëndimorë, duke bërë që të ngrihen organizma të ndryshme joqeveritare e shumë institucione shtetërore për zgjidhjen e këtij problemi me përmasa të gjera, mirëpo në Maqedoni, ky problem ende nuk trajtohen në formën e duhur.
Psikologu universitetar, Lulzim Murtezani, sqaroi se vetëvrasja është fenomen psikologjik dhe vinë nga shumë faktor të brendshme dhe të jashtëm.

Depresioni i thellë që sjell vetëvrasjen vinë nga dështimet e njëpasnjëshme në jetë të personave që vetëvriten. “Krizat e mëdha shpirtërore vinë nga shumë faktor, si ekonomik, social, shoqëror, psikologjik”, tha Murtezani.
Psikologu sqaroi se shkaqet e vetëvrasjes janë të shumta mirëpo depresioni dhe varfëria, janë poashtu një faktorët më të theksuar që sjellin deri të vetëvrasja.

Sipas psikologut Lulzim Murtezani, ka dy lloj vetëvrasjesh. Vetëvrasje personale dhe vetëvrasje kolektive.

“Qytetarët kur vendosin të vrasin veten tentojnë ti japin fund edhe jetës së njerëzve të afërm sepse mendojnë që edhe për ata jeta është vuajtje dhe vetëvrasja është rruga e shpëtimit. Raste të tilla jane ato kur babai ose nëna kane vrarë fëmijët pastaj kane vrarë veten”, sqaroi Murtezani.

Vetëvrasje individuale dhe kolektive

Vetëvrasja e si shembulli i një nëne bashkë me bijën e saj, ka qenë vetëvrasja më “spektakulare”, pasi ndodhi në sy të punëtorëve të hekurudhave. Dy gratë, kishin vendosur që në mëngjes të hidhen në shinat e trenit, po në mëngjes vajza e re refuzoi. Kështu dështoi në mëngjes përpjekja për ti dhënë fund jetës. Deklaratat që dhanë puntorët e hekurudhave të cilët ishin dëshmitarët okular, sqaruan këto detaje.

Në Maqedoni jetohet keq. Shumë njerëz së paku njëherë një herë në jetë në Maqedoni, kanë menduar për vetëvrasjen. “Do ti jap fund jetës. Në këtë mënyrë nuk jetohet”, thonë shumë qytetarë të cilët kanë kontaktuar psikologët dhe mjekët.


Disa studime të kryera pas vdekjes në njerëzit që kanë vrarë veten tregojnë për nivele shumë të ulëta të serotonines (neortrasmetitor)që është dhe shkaku i depresionit tek shume njerëz. Niveli i ulur i serotonines është rrjedhojë e shumë shkaqeve dhe më shumë sjell vetëvrasjen.

Fenomeni i vetëvrasjes ka eksituar gjithmonë, mirëpo në kohën tonë ky fenomen merë përmasa alarmante. Intervenimi i institucioneve relevante është i domosdoshëm në përmasimin e jetës së qytetarëve për të parandaluar vetëvrasjen.




Publikuar: 13.11.2008 | 00:21
Lexuar: 831 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime