E enjte, 9.09.2010
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me pas Elvira flet per dhuntite e shfaqura qe ne vegjeli. “Ne moshen 4 vjec e gjysme une thashe se do behem shkrimtare. Ne klase te pare mesuesja me kapi me librin Qyteti i Fundit i Petro Markos qe une e mbaja edhe pse nuk e kuptoja qe ne ate moshe”, shprehet Dones.
Elvira Dones, shkrimtarja me atdhe boten











Elvira Dones, gazetare dhe shkrimtare, ka zgjedhur si stil jete gjuhen dhe kulturat e ndryshme. Rrenjet e saj jane ne Shqiperi, por ajo thote se ndjehet shume mire ne shume vende te botes.

Me pas Elvira flet per dhuntite e shfaqura qe ne vegjeli. “Ne moshen 4 vjec e gjysme une thashe se do behem shkrimtare. Ne klase te pare mesuesja me kapi me librin Qyteti i Fundit i Petro Markos qe une e mbaja edhe pse nuk e kuptoja qe ne ate moshe”, shprehet Dones.

Ajo eshte nje shkrimtare e dashuruar pas emrave te medhenj si Cajupi, Marko apo Kadare, por Migjeni ze nje vend te vecante ne shpirtin e saj letrar. “Migjeni ka qene nje zbulim i jashtezakonshem dhe vazhdon te jete i tille”, shton Elvira.

Ne fund te profilit, shkrimtarja shqiptare pranon se dashuria per Shqiperine dominon mbi gjithcka. “I flas gjithmone Shqiperise dhe me shkasin lotet kur ngrihet avioni. Eshte nje dashuri e permasave te medha”, thote Elvira Dones.



"Unë, si Neruda, rrëfej se kam jetuar”.

Me këto fjalë, të huazuara nga titulli i librit autobiografik të poetit të madh amerikano-latin, e nis Elvira Dones paraqitjen e saj përballë publikut të shumtë e të përzgjedhur Italjan dhe Shqiptar, që mbushi të Hënën, 14 Shtator 2009, sallën kryesore të Bibliotekës së qytetit të Astit, në Itali.

“Edhe unë, si protagonisti i shquar i këtij libri,” thotë Dones, “kam jetuar në mënyrë shumë intensive.

Kam bërë edhe gabime, më shumë se një herë edhe jam rrëzuar, por përherë jam ringritur.”

Kjo, natyrisht edhe falë pasionit të thellë për letërsinë.

“Letërsia është për mua si një besim fetar, ajo është vetë feja ime”, shprehet shkrimtarja, autore e shumë romaneve, përmbledhjeve me tregime dhe dokumentarëve, të realizuar, në gjuhë të ndryshme, në Shqipëri, Itali, Zvicër e SHBA.

“Nëse shkrimtarja Sibilla Aleramo shkruan ‘Dua, pra jam’, unë, për veten, mund të pohoj pa frikë se ‘Shkruaj, pra jam’”, shprehet autorja Shqiptare, krijimtaria e së cilës është vlerësuar me çmime prestigjioze ndërkombëtare, si Grinzane Cavour-i i vitit 2008. Shkrimtare, patjetër, por njëkohësisht edhe grua, bashkëshorte e nënë, Dones flet gjatë edhe për vështirësitë, gëzimet dhe dhimbjet, e lëvrimit të letërsisë për një grua të përkushtuar edhe ndaj familjes.

“Për të shkruajtur letërsi, diçka e cila i përket unit tim më të thellë, kam nevojë për një hapësirë timen, të pacënuar nga asgjë tjetër, që shpesh më mungon” thotë ajo. “Për një shkrimtare femër krijimtaria është më e vështirë, pasi ajo duhet të përkujdeset edhe

për familjen.

Në rastin tim, kohë nga krijimtaria letrare më rrëmben edhe veprimtaria si gazetare dhe dokumentariste.”
Elvira Dones ne takime poetike


Por, pavarësisht vështirësive, Dones duket se preferon të punojë kështu, e impenjuar paralelisht në shumë “fronte”.

“Më tmerron ideja e të qënit vetëm shkrimtare,” thotë ajo. “Eshtë e rrezikshme të tentosh të përshkruash botën pa lëvizur nga skrivania e studios tënde.
dones.jpg

Bota duhet parë, duhet prekur, duhet njohur. Për mua shkrimi i një libri është një moment i shenjtë, dhe gjatë atyre katër muajve që shkruaj bocën e parë, jetoj vetëm për këtë gjë. Por kur përfundoj së shkruari një libër, vijoj menjëherë me veprimtari të tjera. Puna si gazetare më apasionon.

Ajo që më intereson më shumë, si autore dokumentarësh, janë të emargjinuarit. Ata më japin shumë, pasi kur përfundoj një dokumentar kam grumbulluar edhe mjaft material për një libër të ardhshëm.”

Nga ideja e një dokumentari ka lindur edhe suksesi i saj i fundit, romani “Vergine Giurata” i botuar në Itali nga shtëpia botuese prestigjioze Feltrinelli.

Ky është edhe romani i parë që Dones ka shkruajtur direkt në gjuhën Italiane.

“E kam bërë këtë,” pohonautorja, “pasi jo rrallëherë kam hasur vështirësi në përkthimin e

veprave të mia nga Shqipja në Italisht.

Nganjëherë më është dashur madje ti rishkruaj vetë, si në rastin e romanit “Ditë e Bardhë e Fyer”.

Elvira Dones duke u shperblyer


Projektet për të ardhmen janë të shumta.

Një film fiction, një dokumentar, një roman i ri, noir, i shkruajtur edhe ky në Italisht.

Por edhe një përmbledhje me tregime në gjuhën Shqipe, një projekt televiziv mbi letërsinë, i realizuar në bashkëpunim me Top Channel, si edhe ribotimi në Shqip i romanit “Yjet nuk vishen kështu”.

Pavarësisht përmasave të theksuara ndërkombëtare të jetës së saj – me

bashkëshort Zviceran, ajo jeton në SHBA dhe udhëton pareshtur për

arsye pune – Elvira Dones vazhdon të mbetet shumë e lidhur me vendin e

origjinës.

“Deri një, apo dy vite më parë, as që e mendoja të kthehesha në Shqipëri,” thotë ajo. “Ndërsa tani tek unë po hedh rrënjë ideja, nuk them e kthimit përgjithmonë, por e një vendosjeje të përkohshme, për 4,5 apo 6 muaj, në Shqipëri, për të punuar aty.

Shqipërinë e kam dashur dhe vazhdoj ta dua me shpirt.

Jam edhe shumë kritike ndaj vendit tim, por kjo vjen pikërisht sepse e dua. Sa herë kthehem në Tiranë kam shumë emocion.”

Veprimtaria, e organizuar nga Biblioteka e Astit në bashkëpunim me

Shoqatën Vatra të Torinos, shënoi etapën e rradhës të projektit

“Festivali i Kulturës Shqiptare” i propozuar nga Vatra, me mbështetjen

e Rajonit të Piemontit.

Ajo u pasurua nga buqeta muzikore e ofruar për nder të Elvira Donesit nga këngëtarja lirike Lindita Hisku e shoqëruar nga pianistja Kristina Gjonej.

Në kuadër të këtij projekti qytetarët e Piemontit, Shqiptarë, Italjanë

apo të kombësive të tjera do të kenë mundësinë të njihen me kulturën Shqiptare përmes takimit me personalitete të spikatura të saj.

Takimi me Elvira Dones vjen pas një serie veprimtarish të ngjashme të Vatrës, të cilat kanë sjellë në Piemont shumë artistë e studiues Shqiptarë, ndër të cilët përmendim Ylljet Aliçkën, Anilda Ibrahimin, Rando Devolen, Suzana Turkun, Gjergj dhe Luiza Xhuvanin, etj.

Shoqata Kulturore Italo-Shqiptare Vatra

Vatra është themeluar në Torino në vitin 2002 me nismën e një grupi qytetarësh Shqiptarë dhe Italjanë. Ajo zhvillon veprimtari të cilat kanë për qëllim integrimin sa më të mirë e më të shpejtë të qytetarëve Shqiptarë në shoqërinë Italjane, duke vlerësuar njëkohësisht identitetin kulturor të bashkësisë.

Falë veprimtarisë së saj të dendur kulturore dhe institucionale, Torino është shndërruar këto vitet e fundit në një nga qëndrat më mikpritëse ndaj artit dhe kulturës Shqiptare në Europë./Nga Benko Gjata, NOA/

Publikuar: 27.09.2009 | 11:20
Lexuar: 527 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime