E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas rrogës së Gjijang Gjiançing, i cili vitin e kaluar fitoi 234.700 dollarë, assesi nuk do të mund të konstatohej se ai është drejtor i bankës më të madhe botërore. Por, ai me të vërtetë është i tillë – Banka Industriale dhe Komerciale e Kinës është më e madha në botë sipas vlerës së tregut.
Drejtorėt e bankave me rroga “tė paturpshme”













Rrogat e drejtorëve të bankave të mëdha dallojnë në mënyrë drastike nga shteti në shtet, ndërsa “më të paturpshëm” janë në SHBA, tregoi hulumtimi i zbatuar nga Rojters-i.

Sipas rrogës së Gjijang Gjiançing, i cili vitin e kaluar fitoi 234.700 dollarë, assesi nuk do të mund të konstatohej se ai është drejtor i bankës më të madhe botërore. Por, ai me të vërtetë është i tillë – Banka Industriale dhe Komerciale e Kinës është më e madha në botë sipas vlerës së tregut.

Edhe përkundër kësaj, drejtori i saj ka fituar më pak se dy për qind prej 19,6 milionë dollarë që vitin e kaluar i ka fituar Xhejmi Dajmon, drejtor ekzekutiv i “JP Morgan Chase”.

SHBA-të janë seli e katër prej nëntë bankave më të mëdha botërore – krahas “JP Morgan”, këtu janë edhe “Bank of America”, “Wells Fargo” dhe “Citigroup”.

Bankat amerikane gjithmonë arsyetohen se për më pak para nuk mund të fitojnë kuadër cilësor.

Jashtë SHBA-ve më së miri i paguar ishte Alfredo Saenc nga banka “Sandtander” (e shtata në botë) me 13,66 milionë dollarë. “Banka Mbretërore e Kanadasë” pagoi Gordon Niksonin 9.5 milionë, përderisa Ralf Noris nga “Komonvelt banka” australiane fitoi tetë milionë.

Banka më e madhe japoneze “Mitsubishi” nuk deshi ta publikojë rrogën e drejtorit të saj.

Publikuar: 28.09.2009 | 02:36
Lexuar: 727 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime