E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Unioni CDU/CSU dhe partneri i tij i preferuar për formimin e kolaicionit FDP kanë fituar rreth 48,4 % të votave. Kështu Angela Merkel mund të mbetet kancelare edhe pse partia e saj shënoi rezultatin më të dobët në 60 vitet e fundit me 33,8 përiqnd të votave të fituara.
CDU/CSU dhe FDP formojnė qeverinė e re gjermane, Merkel sėrish kancelare










Unioni kristiandemokrat dhe kristiansocial (CDU/CSU) dhe Partia liberale (FDP), kanë fituar shumicën e majftueshme për krijimin e një koalicioni të ri qeveritar në Gjermani.

Unioni CDU/CSU dhe partneri i tij i preferuar për formimin e kolaicionit FDP kanë fituar rreth 48,4 % të votave. Kështu Angela Merkel mund të mbetet kancelare edhe pse partia e saj shënoi rezultatin më të dobët në 60 vitet e fundit me 33,8 përiqnd të votave të fituara.

Liberalët me rreth 15 % kanë shënuar një prej rezultateve më të mira dhe i siguruan kancelares Angela Merkel mbetjen në postin e tanishëm. Kryetarja e CDU-së Angela Merkel dhe lideri i liberalëve Guido Westerwelle, deklaruan se janë të gatshëm për krijimin e koalicionit të ri qeveritar. Sipas llogaritjeve të deritanishme, këto parti do të kenë 332 mandate në Bundestag.

Partia socialdemokrate (SPD) ka shënuar rezultatin më të dobët në historinë e zgjedhjeve parlamentare në Gjermani. Socialdemokratët e kandidatit për kancelar Frank - Walter Steinmeier kanë fituar rreth 23 % të votave. E Majta doli partia e katërt në Bundestag me 11,9 %, ndërsa ekologjistët janë partia e pestë për nga numri i votave me mbi 10,7 %.

Të gjitha këto parti së bashku do të kenë 291 mandate. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte në nivelin më të ulët që prej themelimit të Republikës Federale të Gjermanisë (në vitin 1949), me vetëm 70,8 %.

Merkel: Dua të jem kancelare e të gjithë gjermanëve

Votuesit gjermanë kanë vendosur që kancelarja aktuale, Angela Merkel, të mbetet edhe një mandat në këtë post.

Rezultatet tregojnë se demokristianët e zonjës Merkel kanë marrë pothuajse 34% të votave në zgjedhjet e djeshme, ndërsa socialdemokratët rivalë arritën të fitojnë 23%.
Ky ishte rezultati më i dobët zgjedhor për këtë parti prej Luftës së Dytë Botërore. Kështu, Partia Socialdemokrate, pas 11 vjetësh në qeveri, kalon në opozitë.

Zonja Merkel tha se dëshiron të jetë kancelare e të gjithë gjermanëve:
"Më lejoni po ashtu t’u them atyre, ky nuk është kërcënim, pasi e di se sa të rëndësishëm janë mbështetësit, që të jenë tolerantë. Dëshiroj që të jem kancelare për sa më shumë gjermanë që të jetë e mundshme. Ky është synimi im", tha Anglea Merkel, mbrëmë vonë, pas fitores në zgjedhje.
Liderët botërorë e kanë mirëpritur fitoren e kancelares gjermane Angela Merkel në zgjedhjet e djeshme parlamentare.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama tha se pret të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Merkel.
Presidenti i Francës Nikolas Sarkozi tha se rikonfirmimi i fitores është rezultat i besimit të opinionit që ajo ka marrë në katër vitet e fundit.

Kryeministri italian, Silvio Berluskoni i telefonoi kancelares Merkel për ta nënvizuar “vizionin e përbashkët” të tyre për një Evropë të fuqishme.

Blloku i Merkelit tash duket i gatshëm të formojë aleancën e qendrës së djathtë me Demokratët e Lirë, liberalët të cilët fituan afro 15 përqind të votave

Publikuar: 28.09.2009 | 07:03
Lexuar: 592 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime