E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në dokumentin me shkrim që i është dorëzuar kryesuesit me Asamblesë e 64-të të Përgjithshme, Greqia reagon në atë se Ivanov në fjalimin e tij e ka përdorur emrin kushtetues Republika e Maqedonisë në vend të referencës të paraparë me rezolutat 817 dhe 845 të Këshillit të Sigurimit të KB-së.
Greqia replikon nė fjalimin e presidentit Ivanov para Asamblesė sė Pėrgjithshme tė KB-sė








Greqia përmes ambasadorit të saj në KB Anastasios Micialis sot edhe zyrtarisht dërgoi replikë ndaj fjalimit të presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov para Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës Botërore.

Në dokumentin me shkrim që i është dorëzuar kryesuesit me Asamblesë e 64-të të Përgjithshme, Greqia reagon në atë se Ivanov në fjalimin e tij e ka përdorur emrin kushtetues Republika e Maqedonisë në vend të referencës të paraparë me rezolutat 817 dhe 845 të Këshillit të Sigurimit të KB-së.

"Autoritetet e IRJM-së gjatë viteve të kaluara treguan se nuk i respektojnë rezolutat e Këshillit të Sigurimit dhe ndërmarrin pozitë të pakompromistë në bisedimet bilaterale nën patronatin e KB-së, me ç'rast pamundësohet që të gjindet zgjidhje për dallimet për emrin midis dy shteteve.Në vend që ta përdorin emrin e përkohshëm autoritetet e IRJM-së çdo herë e përdorin emrin kushtetues, duke i thelluar dallimet midis dy vendeve", thuhet në reagimin grek.

Si mosrespektim i Marrëveshjes kohore të vitit 1995 dhe pamundësimi i bisedimeve për arritje të zgjidhjes për emrin, Athina e vlerëson edhe padinë e ngritur nga Maqedonia kundër Greqisë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, për bllokimin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO në Samitin në Bukuresht.

Athina e akuzon Shkupin se gjatë viteve të kaluara e shkelur "fjalën dhe frymën e Marrëveshjes së përkohshme e cila është bazë për krijimin e klimës për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe mirëkuptim midis dy vendeve që duhet të sjellë deri te zgjidhja për emrin". "Greqia mbetet tërësisht e përkushtuar në bisedimet bilaterale nën patronatin e KB-së dhe kërkon arritje sa më shpejtë të tjetë e mundur zgjidhje që do t'i merr parasysh interesat legjitim dhe ndjeshmërinë e dy vendeve dhe do ta mbyllë problemin, i cili drejtpërdrejt ndikon në stabilitetin rajonal. Në kontestin për emrin nuk duhet të ketë fitues dhe humbës, por të jetë në interes të të dyja vendeve. Një zgjidhje e tillë mund të arrihet vetëm nëse asnjëra palë nuk tenton të fitojë ekskluzivitet në përdorimin e emrit, duke e monopolizuar rajonin më të gjërë gjeografik të Maqedonisë", qëndron në reagim.

Pritet që ambasadori Micialis replikën e fjalimit të presidentit Ivanov ta përsërisë edhe nesër në debatin kryesor të Asamblesë së Përgjithshme, ku do të flasë në vend të shefes së delegacionit grek Dora Bakojani, e cila nuk udhëtoi në Nju-Jork për shkak të problemeve shëndetësore.

Shefi i shtetit të Maqedonisë të premtën në fjalimin para Asamblesë së Përgjithshme theksoi se Maqedonia është e gatshme për zgjidhje për emrin që paraqet kompromis të mençur dhe korrekt, i cili nuk do ta dëmtojë identitetin kombëtar, kulturor dhe gjuhësor. Ivanov theksoi se Maqedonia do të bisedojë me Greqinë vetëm për atë çka është e përmbajtur në rezolutat e KB-së. E akuzoi Athinën se ka inicuar kontest absurd, se në bisedimet për emrin paraqitet nga pozicioni i forcës dhe qëllimit të keq, se nuk e respekton Marrëveshjen kohore dhe e bllokon integrimet e Maqedonisë në BE dhe NATO.

Publikuar: 28.09.2009 | 20:05
Lexuar: 303 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime