Nën organizimin e Shoqatës për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit shqiptarë në Maqedoni Ylliricim Libertas, dhe nën përkrahje të plotë të unioneve të studentëve të të dy universiteteve në Tetovë USHT-së dhe UEJL-së, të mërkurën në ora 12 do ketë organizohet një marsh protestues.
Edhe studentët janë shprehur kundër falsifikimeve që janë bërë në enciklopedinë e publikuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.
Me këtë rast nën organizimin e Shoqatës për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit shqiptarë në Maqedoni Ylliricim Libertas, dhe nën përkrahje të plotë të unioneve të studentëve të të dy universiteteve në Tetovë USHT-së dhe UEJL-së, të mërkurën në ora 12 do ketë organizohet një marsh protestues.
Kjo enciklopedi përmban një numër të madh të fakteve të falsifikuara historike dhe interpretime krejtësisht të gabuara për të kaluarën e afërt dhe më të largët të kombit shqiptar. Duke i pasur parasysh gjithë këto fakte shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar Illyricim libertas në bashkëpunim të plotë me dy unionet studentore të UEJL-së dhe USHT-së organizon një marsh protestues me moton Jo falsifikimit të historisë shqiptare, jo pseudoenciklopedisë, deklaroi Valon Kurtishi nga orginizata Illyricum Libertas.
Mbështetjen e tyre e konfirmuan edhe dy Unionet e studentëve të USHT-së dhe UEJLsë, të cilët përveç përkrahjes që dhanë bënë apel edhe për përkrahje në protestën e të mërkurës.
Në emër të unionit të studentëve të UEJL i japim përkrahje të plotë këtij marshi protestues është absurde që me teza të trilluara dhe antishkencore të akademikëve maqedonas të tentojnë të manipulojnë dhe shtrembërojnë faktet historike, tha Agon Ferati, kryetar i Unionit të studentëve të UEJL-së.
Parlamenti studentor i USHT-së do ta mbështesë iniciativën e OJQ Ylliricum Libertas për të protestuar kundër enciklopedisë Maqedonase e cila ka përgënnjeshtruar historinë e shqiptarëve, tha Armend Shaqiri, përfaqësues i Parlamentit studentor të USHT-së.Protesta do fillojë në orën 12 nga Universiteti I Evropës Juglindore për të përfunduar në Sheshin Liria në Tetovë.
Bashkim Sulejmani