Vetë masiviteti i reagimeve vendore dhe rajonale tregon se kemi të bëjmë me një punë shumë më të madhe se sa dy tri fjalë. Kur i shtohet kësaj edhe reagimet e ambasadave kjo do të thotë se vihet në pikëpyetje se shteti ynë qëllim parimor e ka procesin e integrimeve euroatlantike apo fshihet ndonjë plan rezervë këtu, deklaroi Bela.
Organizata joqeveritare Realiteti kërkon tërheqjen e plotë të Eknciklopedisë maqedonase. Në një tryezë të organizuar me historianë dhe përfaqësues të unioneve studentore u tha se enciklopedia është produkt që do të shpërqendrojë vëmendjen e opinionit nga problemet aktuale me emrin, me qëllim pengimin e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.
Kryetari i Realitetit, Valon Bela tha se nuk duhet korrigjuar vetëm ca fjalë, por enciklopedia të rishkruhet nga fillimi me pjesëmarrjen edhe të shqiptarëve.
Vetë masiviteti i reagimeve vendore dhe rajonale tregon se kemi të bëjmë me një punë shumë më të madhe se sa dy tri fjalë. Kur i shtohet kësaj edhe reagimet e ambasadave kjo do të thotë se vihet në pikëpyetje se shteti ynë qëllim parimor e ka procesin e integrimeve euroatlantike apo fshihet ndonjë plan rezervë këtu, deklaroi Bela.
Historiani Vebi Xhemaili tha se enciklopedia është kopjuar nga akademia serbe. Duke u bazuar në fakte historike ai thotë se shqiptarët janë populli më i vjetër në Ballkan.
Kur bëhet marrëveshja e Skënderbeut në Shkup fare nuk përmenden maqedonasit, por vetëm shqiptarët. Këtu fare nuk ka figuruar as emri maqedonas e as shteti Maqedoni, por ky territor ka qenë gjithmonë territor i popullatës shqiptare dhe ndryshe është quajtur Shqipëria Lindore, deklaroi Xhemaili.
Nga shoqata joqeveritare Realiteti paralajmërojnë protesta të qeta në të ardhmen për të rikujtuar edhe njëherë institucionet e vendit por edhe akademinë se një botim i tillë nuk i duhej Maqedonisë në momentet kur ajo gjendet përpara vlerësimit për demokracinë në vend dhe procesin e integrimit euroaltantik.
Meral Ismaili