Në inaugurimin e studimeve të disperzuara të USHT-së në Shkup ishin të pranishëm, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, zëvendëkryeministri Abdilaqim Ademi, zëvendësministrja e Arsimit, Lindita Qazimi, Kryetari i Komunës Çair, Izet Mexhiti, Ambasadori i Shqipërisë në Republikën e Maqedoisë Arben Çeku, si dhe shumë deputetë.
Universiteti Shtetëror i Tetovës këtë vit akademik e fillon me dy degë të reja në Shkup, me programe studimore të reja të disperzuara, atë të Administratës së Biznesit dhe fakultetit Juridik në kuadër të Univesristetit Shtetëror të Tetovës.
Në inaugurimin e studimeve të disperzuara të USHT-së në Shkup ishin të pranishëm, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, zëvendëkryeministri Abdilaqim Ademi, zëvendësministrja e Arsimit, Lindita Qazimi, Kryetari i Komunës Çair, Izet Mexhiti, Ambasadori i Shqipërisë në Republikën e Maqedoisë Arben Çeku, si dhe shumë deputetë.
Në cermoninë e rastit fjalim hyrës mbajti rektori i USHT-së profesor dr. docent Agron Reka, i cili mes tjerash tha tha se Universiteti i Tetovës sot shënon një ditë të rëndësishme në veprimtarinë e saj se sot është ditë e madhe më hapjen e disa fakulteteve këtu në Shkup.
"Këtë vit akademik e fillojmë me një numër të konsiderueshëm të studentëve të rinj, të përfshirë në 11 fakultete dhe 34 programe studimore, si dhe studime të disperzuara në disa qytete të Maqedonisë, siç janë Kumanova, Kërçova Struga, dhe tani edhe këtu në Shkup. Udhëheqësia e pranishme e USHT-së ka ndërmarrë aktivitete për lehtësimin e sferën e pagesave për studentët. Edhe në të ardhmen do të vazhdojmë me këto masa me qëllim të përmirësimit të standardit studentor, dhe bëjmë gjithçka që është e mundur për konsulidimin e këtij Universiteti." theksoi Reka.
Ai shtoi se hapja e studimeve e disperzuara në kanë rëndësi të veçantë për shkak se Shkupi është kryeqytet, dhe gjenden shumica e përfaqësive të vende të huaja.
Në inagurimin e UTSH-së fjalim mbajti edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, i cili tha se e ndajë gëzimin e madh me tërë popullin shqiptarë.
"As që kam lexuar as që kam ngjëgjuar që ka forcë që ndal orteqet e majeve të larat të mbuluara me borë, as nuk kam ngjëgjuar e as nuk kam lexuar që një burrë të ndalë valët e detit, apo donjë forcë, apo donjë pushtet sado i fortë mund të ndal vrullin, vullnetin e një populli për dije për kulturë, për libër shkencë apo për abaterare", tha kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në fjalimin e tij.
Zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi në falimin e tij, tha se lejoni të ndaj këtë gëzim që shpesoj të jetë njejtë sikur se 15 vjet më parë kur në Tetovë u hap Universiteti i Tetovës.
"Unë mendojë që përpurimi i këtij Universiteti në Shkup është shumë i rëndësishëm për shqiptarët e Maqedonisë dhe për të gjithë shqiptarët në përgjithësi, është momenti kur disa akademikë ose disa intelektualë po mundohen të bëjnë shpifje dhe ofendime për popullin shqiptarë të vënë në dyshim autoktoninë tonë. Prandaj nëse Shkupi është identifikuar me Çarshinë e Vjetër dhe Skenderbeun, në të ardhmen do të identifikohet edhe me Universitetin Shtetëror të cilin ne sot po e inaugorojmë këtu në Shkup", theksoi Ademi.
Ai tha se Qeveria e Republikës së Maqedonisë gjithmonë do t'i përkrah projektet e këtij Universiteti, dhe në vitet e ardhshme akademike do të ketë disperzime edhe në qytetet tjera. Ademi tha se vetëm për Univesritetin Shtetëror të Tetovës, Qeveria do të ndërtojë 14 laboratori prë të gjitha fakultetet e USHT-së, gjithashu ka filluar edhe përkthimi i 500 titujve prej të cilave të të ketë edhe përkthime edhe në gjuhën shqipe.
Zëvendësministrja e Arsimit, Lindita Qazimi tha se është kënaqësi e madhe të marrësh fjalën në një mjedis i cili prodhon mençuri.
"Jemi tubuar sot të fillojmë një nisje fisnike në dobi të gjeneratave të reja dhe për të gjithnë ne bashkarisht, t'i gëzohemi hapjes së dy drejtimeve të reja të disperzuara studimore, Administratës së Biznesit dhe atij Juridik në kuadër të Univesristetit Shtetëror të Tetovës, studime këto që sipas konkursit do të përfshihen 200 studentë", tha Qazimi.
Ajo tha se Ministira e Asrimit dhe Shkencës respektivisht Qeveria , asnjëherë si deri tani nuk kanë qenë të përkushutar jetësisht në ngritjen arsimore të gjeneratave të reja në të gjitha nivelet, kohë më parë kjo hapërsirë që ne gjendemi sot ballafaqohej me probleme të shumta që lidheshin me edukimin dhe edukimin e gjeneratave të reja, sidomos për shqiptarët.
Rektorati i USHT-së më në fund studentëve të rinj u ndau indekset studentore.