E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Protesta filloi nga sheshi i qytetit dhe përshkoi disa arterie kryesore, ndërsa në qendër, u bllokua për afër 30 minuta edhe udhëkryqi kryesor. Kërkesa e nxënësve ishte shumë e qartë, ‘të tërhiqet enciklopedia e cila fyen popullin shqiptar’.
Tetovė: Nxėnėsit protestuan kundėr enciklopedisė










Me parullat ‘Poshtë Enciklopedia’, ‘Poshtë Qeveria’, ‘Duam të Drejtat Tona’ dhe të tjera, sot qindra nxënës të shkollave të mesme të Tetovës mbajtën me orë të tëra të bllokuara, rrugët kryesore të Tetovës.

Protesta filloi nga sheshi i qytetit dhe përshkoi disa arterie kryesore, ndërsa në qendër, u bllokua për afër 30 minuta edhe udhëkryqi kryesor. Kërkesa e nxënësve ishte shumë e qartë, ‘të tërhiqet enciklopedia e cila fyen popullin shqiptar’.

“Thjesht, kërkojmë që të bëhet prishja e enciklopedisë që të mos ekzistojë ajo enciklopedi e cila nuk ka baza e cila na ka ofenduar neve si nacionalitet duke na quajtur shiptari, malësorë”, theksoi një protestues.

“Me këtë protestë duam të tregojmë se nuk mundë të tallen në këtë shtet me kombin i cili përbën 30 % të popullatës dhe kërkojmë që partitë politike tona sa më shpejtë ta lëshojnë qeverinë dhe asnjëra të mos hy në atë qeveri të fëlliqur”, shtoi një protestues tjetër.
Organizatorët e protestës së nxënësve, thanë se këto manifestime do të vazhdojnë deri në tërheqjen e enciklopedisë. Për nesër në mesditë ndërkohë, protesta kanë paralajmëruar edhe unionet studentore të dy universiteteve USHT dhe EUJL në Tetovë, me moton ‘Jo falsifikimit të Historisë Shqiptare’.

Bashkim Sulejmani

Publikuar: 29.09.2009 | 20:01
Lexuar: 974 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime