Foto dramatike janë bërë publike pasi avioni ndeshi një tufë zogjsh, gjatë ngritjes nga Aeroporti i Dusseldorfit. Aeroplani Boeing 737-700 me 80 pasagjerë në bord, po fluturonte për në Prishtinë.
Një aeroplan me 80 pasagjerë, shumica nga ta shqiptarë, i ka shpëtuar për mrekulli një incidenti që ka mundur të jetë me pasoja fatale.
Foto dramatike janë bërë publike pasi avioni ndeshi një tufë zogjsh, gjatë ngritjes nga Aeroporti i Dusseldorfit. Aeroplani Boeing 737-700 me 80 pasagjerë në bord, po fluturonte për në Prishtinë.
Tufa e shpendëve që u përplas me aeroplanin që po udhëtonte me 300 kilometra në orë, bëri që motori në anën e djathtë të dalë jashtë përdorimit. Aeroplani i Germania Airlines u detyrua të kthehej përsëri në pistë, shkruan Bild.
Zogj, rreth 20 cm të gjerë dhe me peshë rreth 75 gramë, goditën trupin e avionit dhe motorin si një sprej plumbash.
Zhurma e motorit u ndryshua në një shpërthim të papritur, i ka thënë Bildit, një dëshmitare.
Ishte një situatë kritike, megjithatë ky Boeing mund të fluturojë vetëm me një motor, ka thënë Jörg Handwerg, zëdhënës i Unionit të Pilotëve Cockpit.
Pasi ka pësuar goditjen e zogjve, piloti ka bërë zgjedhjen e duhur, duke u kthyer mbrapa dhe ulur në Dusseldorf, rreth 45 minuta më vonë.
Zëdhënësi i Aeroportit, Christian Witt, ka konfirmuar se njëri nga motorët ishte goditur nga zogjtë, dhe se aeroplan tani është duke u kontrolluar.