Kreu i LSDM-së Branko Cërvenkovski deklaron se disa pjesë të Enciklopedisë maqedonase, janë kontestuese dhe të papranueshme, pasi shkaktojnë ndarje të reja dhe tensione në shoqërinë e vendit.
Kreu i LSDM-së Branko Cërvenkovski deklaron se disa pjesë të Enciklopedisë maqedonase, janë kontestuese dhe të papranueshme, pasi shkaktojnë ndarje të reja dhe tensione në shoqërinë e vendit.
Cërvenkovski ka cilësuar të papranueshme edhe reagimet radikale të partive politike shqiptare. Ai i ka bërë thirrje presidentit Gjorge Ivanov dhe kryeministrit Gruevski që të distancohen nga pjesët kontestuese të Enciklopedisë.
Ky projekt nuk është financuar me donacione private por drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit, kurse Enciklopedia ishte promovuar personalisht nga kryeministri Gruevski. Nisur nga këto arsye është i papërgjegjshëm dhe i pa tolerueshëm aktrimi që për të gjitha problemet e mëdha në vend të mos kihet qëndrim nga ana e kryeministrit Gruevski. Për çfarë njohuri shkencore po bëjmë fjalë, për shembull në pjesën ku bëhet fjalë për përfshirje të SHBA-ve dhe
Britanisë së Madhe në trajnimin e forcave të UÇK-së, nga vetë autorja patëm rastin të njoftohemi se si burim ka shfrytëzuar Wikipedinë, domethënë absolutisht burim joreferent dhe këtu përfundon tregimi për mbështetjen e fortë mbi fakte shkencore të dhëna në këtë enciklopedi, theksoi Branko Cërvenkovski kryetar i LSDM-së.
Kryetari i LSDM-së, Cërvenkovski gjithashtu ka kërkuar nga kryeministri Gruevski që të tregojë qartë se për kë aludon kur përmend ekzistimin e forcave të errëta në vend, të cilat aktivizohen sipas tij, gjithmonë para çështjeve kyçe për Maqedoninë.
Vallë e ka fjalën për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë dhe këshillit redaktues në krye me Bllazhe Ristovskin të cilët e përgatitën enciklopedinë, ose prapë kjo deklaratë e tij ka të bëjë me ish partnerët dhe ata aktual të koalicionit, BDI, PDSH dhe DR ose prapë mendon dhe e ka fjalën për vetvete i cili me politikën e tij gjatë këtyre 3 viteve i ka përkeqësuar marrëdhëniet ndëretnike dhe autoritetin ndërkombëtar të vendit. I rekomandoj Gruevskit që të mos mendoj dhe këtë herë si zakonisht, që Forcat e Errëta ti identifikoj me LSDM-në, shtoi Cërvenkovski.
Ndërkohë djegien e flamurit të Maqedonisë gjatë një ndeshjeje sportive në Prishtinë, Cërvenkovski e ka vlerësuar si shumë të dëmshëm dhe kundra-produktiv jo vetëm për marrëdhëniet ndërkombëtare në Maqedoni por edhe për marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës.
Valmir Kuçi