Gruevski dhe Ahmeti konstatuan se nuk duhet që ky rast të ketë ndikim në marrëdhëniet pozitive ndëretnike në Republikën e Maqedonisë dhe nuk duhet që të lejohet kjo të ndikojë mbi perspektivat e shtetit në kontekstt të aspiratave euroatlantike.
Sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë u mbajt takim midis kryeministrit Nikolla Gruevski dhe kryetarit të BDI-s Ali Ahmeti.
Në takim partnerët e kolaicionit në qeveri debatuan për gjendjen aktuale lidhur me kontraversionet rreth enciklopedisë, e cila u publikua nga ana e ASHAM-it.
Gruevski dhe Ahmeti shkëmbyen mendime dhe informacione lidhur me këtë temë, e cila është aktuale dhe i prek ndjenjat e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë
"Enciklopedia përjetoi reagime serioze si nga shqiptarët edhe nga maqedonasit dhe nga përfaqësuesit e komuniteteve të tjera ndërkombëtare nga disa qarqe shkencore dhe nga vendet fqinje", thuhet në njoftimin e BDI-së.
Gruevski dhe Ahmeti konstatuan se nuk duhet që ky rast të ketë ndikim në marrëdhëniet pozitive ndëretnike në Republikën e Maqedonisë dhe nuk duhet që të lejohet kjo të ndikojë mbi perspektivat e shtetit në kontekstt të aspiratave euroatlantike.
"Partnerët qeveritarë nuk do të lejojnë që asnjë individ, politikan, apo qytetar të shfrytëzojë momente të tilla dhe ta prishë bashkëjetesën ndëretnike në vend dhe së bashku do të bëjnë përpjekje për tejkalimin e gjendjes" theskohet në njoftim.
Në lidhje me enciklopedinë e ASHAM-it dhe reagimet e subjekteve të lartëpërmendura, konstatohet se problemi duhet të tejkalohet përmes dialogut, bisedave, respektimit të ndërsjellë dhe dhënien e përpjekjeve maksimale, me qëllim që të anashkalohen të gjitha kontraversionet dhe dyshimet.
Të dy partnerët qeveritarë në takim shprehën keqardhje për shkeljet dhe pjesët kontestuese të enciklopedisë së përpunuar nga ana e ASHAM-it dhe rekomanduan që ASHAM të gjejë mënyrë t'i tejkalojë këto probleme dhe t'i zgjidhë çështjet e hapura.
"Qeveria punon intensivisht në perspektivat dhe qëllimet e veta afatgjate dhe nuk do të lejojë çfarëdo pengese në këtë rrugë, dhe me përkushtim do t'i mbrojë interesat shtetërore dhe nacionale", thuhet në njoftimin e BDI-së lidhur me takimin Gruevski-Ahmeti.