E martë, 16.09.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Komuna e Çairit ka vendosur tabelat me emra të rinj në katër shkollat fillore të kësaj komune, “Hasan Prishtina”, “Jashar Bej Shkupi”, “Ismail Qemali” dhe “Imri Elezi”.
Vendosen tabelat me emrat e rinj nė shkollat e Ēairit

Komuna e Çairit sot ka vendosur tabelat me emrat e rinj në katër shkollat fillore të kësaj komune, “Hasan Prishtina”, “Jashar Bej Shkupi”, “Ismail Qemali” dhe “Imri Elezi”. Ky vendim për ndryshimin e emrave të shkollave të Çairit, është marrë me 26 janar në Këshillin e komunës. Sipas autoriteteve tani më nxënësit dhe prindërit e shkollave në fjalë që prej vitit të kaluar kanë filluar të thirren në emrat e rinj të shkollave dhe kërkesat t’i drejtojnë me emrat e rinj.

Ashtu edhe siç u paralajmërua, sot filloi vendosja e tabelave me emrat e ri të shkollave fillore në Komunën e Çairit. Kjo shkollë tani e tutje do të mbajë emrin e Hasan Prishtinës. Njëjtë edhe emrat e Imri Elezit, Jashar Bej Shkupit dhe Ismail Qemalit do të zëvendësojnë emrat të edhe 3 shkollave tjera në po të njëjtën komunë.

Ndërkohë, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pançe Kralev ka deklaruar se do të merret masa përkatëse nëse dikush kokë më vete vendos që të ndërrohen tabelat e shkollave. Ai këkëtë kërcënim, pa precizuar saktë se për çfarë e ka fjalën, e ka bërë në të përditshme në gjuhën maqedonase ‘Dnevnik.
Vendosen tabelat me emrat e rinj në shkollat e Çairit
Por drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale, Vanço Shehtanski në një deklaratë në po të njëjtën gazetë, ka kërcënuar kreun e Komunës së Çairit, Izet Mexhiti se nëse vendos tabelat në katër shkollat e Çairit me emrat e rinj, do të intervenojnë me ndihmën e policisë. “Nëse Komuna Çair, siç është paralajmëruar, vendos tabela me emra të rinj të katër shkollave, kjo do të jetë joligjore dhe do të duhet të intervenohet me polici”, ka thënë Shehtanski.

Me vendosjen e tabelave me emrat e rinj nga ana e Komunës së Çairit, nga e hëna, respektivisht kur edhe fillon viti i ri shkollor 2012-2013, Shkolla Fillore “Cvetan Dimov” do të quhet “Hasan Prishtina”, “Rajko Zhinzifov “Ismail Qemali”, shkolla fillore “Jane Sandanski” - “Jashar Beu” dhe “Nikolla Vapcarov” do të quhet “Imri Elezi”.

Paralajmërimi për ndryshimin përfundimtar të emrave të këtyre shkollave, erdhi para tre ditësh nga përgjegjësi për arsimin fillor nëKomunën e Çairit, Muzafer Rexhepi. Ai deklaroi se me ose pa pëlqimin e Ministrisë së Arsimit, Komuna po numëron ditët për vendosjen e tabelave me emra të rinj. Valmir Kuçi

Publikuar: 31.08.2012 | 14:21
Lexuar: 1544 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime